VIDEO/ Denoncimi i gazetarit: Ministri i Ramës na kërkoi që të tërhiqemi nga padia

VIDEO/ Denoncimi i gazetarit: Ministri i Ramës na kërkoi që të tërhiqemi nga padia

15:37, 19/03/2019

Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile, Aulon Kalaja ishte i ftuar mesditën e sotme në studion e SYRI.net.

Gjatë intervistës me gazetarin Alen Xhelili, Kalaja ka folur në lidhje me gjyqin që po bëhet për anulimin e ndërtimit të velierës në Durrës.

Gjatë ditës së sotme Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e shoqërisë civile, duke lejuar bashkinë e Durrësit të shkatërrojë kulturën dhe vlerat arkeologjike të qytetit.

‘Është një ministër sot që është shumë pranë Dakos, që na ka ofruar shumë herë që të tërhiqemi nga kjo histori. Jo vetëm mua, por edhe profesorit Sazan Guri. Është Blendi Klosi, ish-deputet i Durrësit i cili ka një marrëdhënie speciale me Dakon.

Është investuar personalisht pasi Dako nuk ka gjetur dritë jeshile komunikimi me neve. Është angazhuar personalisht që ky projekt të bëhet dhe ne të tërhiqemi me lezet nga kjo kauzë.

Por fakti që ne shkojmë në gjykatë, që shkojmë edhe në vendngjarje, tregon se ne nuk shitemi dhe nuk blihemi. Unë kam marrë zero projekte nga veliera, por unë nuk kam pranuar’, është shprehur Aulon Kalaja në studion e SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t19/03/2019 16:36

veliera eshte projekti me i shemtuar i durresit,ai projekt do ti vere xhuxhit njollen e turpit per tere jeten,sa here qe do kalohet ne te aq here xhuxhi do haje mallkime nga kalimtaret e castit.nuk kemi pse habitemi qe mbeshtetet nga klosi,ministri me zhvillim te vonuar mendor

Shto koment