Koha jonë: A do të flasë Nano në Kongresin e Ramës? Nëse i duhet ndonjë leje ndërtimi, PO!

Koha jonë: A do të flasë Nano në Kongresin e Ramës? Nëse i duhet ndonjë leje ndërtimi, PO!

14:13, 19/03/2019
A+ Aa A-

Lajmi se Edi Rama ka ftuar në kongresin e jashtëzakonshëm të PS-së (23 Mars), ish-liderin historik dhe disa “senatorë” të nxjerrë në pension të parakohshëm politik nga vetë Rama është komentuar, në mënyra të ndryshme në media. Shumica e opinion bërësve këtë lëvizje e lidhin me përpëlitjen e Ramës në këtë situatë, ku e sheh fatin e tij personal politik në buzë të humnerës. Në këtë linjë ka qenë, edhe një shënim i sotëm në gazetën e Nikoll Lesit, me titull; Sa herë ndodhet buzë humnerës Rama, shfaqet ish-kryetari Fatos Nano!

“Edi Rama do mbledhë Kongresin jashtë radhe të PS-së me datë 23 mars. Në kulmin e krizës politike dhe kur opozita ka dorëzuar jo vetëm mandatet e deputetit, por ka filluar edhe protestat e forta për largimin e kryeministrit Rama, shfaqet ish-kryeministri Nano.

Edi Rama ka edhe frikën e grupit antiRama të kryesuar nga Pandeli Majko, të cilët kanë manifestuar haptazi shenja kundër qëndrimit arrogant dhe konflikutal të kryeministrit. Flitet se do ketë kritika për kryeministrin dhe kryetarin e PS-së, në Kongres. Ndaj Edi Rama ka thirrë në ndihmë Fatos Nanon. E ka ftuar në Kongres për antiRamët. Edhe në momentin kur Rama ishte keq para zgjedhjeve të vitit 2017, ish-kryeministrin Nano e thirrën në vilën qeveritare në Durrës. Më pas Nano bëri një deklaratë pro Ramës, duke paralizuar antiramët në PS. Dhe thonë, disa media, se Fatos Nano pas asaj deklarate mori një leje të madhe ndërtimi pas TEG, ku sot shkruhet “Rezidenca Xhoy”. Natyrisht se nuk mund të akuzohet se e ka bërë këtë pazar ish-kryeministri me kryeministrin, por fjalët e liga drejtojnë gishtin pikërisht te leja e ndërtimit që u dha pas kësaj deklarate.

A do të flasë në Kongres prapë Fatos Nano?

Nëse ka nevojë për ndonjë leje ndërtimi, PO, thonë gojët e liga në selinë rozë. Në të vertetë Fatos Nano ishte kryetar PS-ja shumë liberal, kurse Rama mbetet arrogant”, shkruan media e drejtuar nga Nikoll Lesi për këtë zhvillim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

opionisti19/03/2019 14:44

behu kancelare .TANI duhete te mbesh 4 marveshje zoti .Amund te vi ne kongres une 1per te futu sale ne burge 2.ish zevendes kyemistri Bashkim Kopliku dhe Alfrede MOSIU dhe MLUZIM BASHEdhe me vajze Azem HAJdari3te behete zgjedhjeKOSOve dhe Shqiperi per kryetar bashis kosove HENERik CILI dhe te behete edhe ftese vilson ameti skendershehu dhe djali MEHMET shehu dhe sternip ISmail QEMAI dhe sternip nolit dhesternip ALI PAShe tepelena DHE STERNIPI zenepishtedhe djali ENVER HOxha dhe djali ADIL carcani

Shto koment

Denonco