VIDEO/ U rrethua me polic, Sandër Lleshit i dështon takimi me studentët në Durrës

VIDEO/ U rrethua me polic, Sandër Lleshit i dështon takimi me studentët në Durrës

13:56, 19/03/2019
A+ Aa A-

Dështon rrethimi policor i Sandër Lleshit në Durrës. I ndërtuar si një takim propagandistik, që do të mund të shitej si një stabilitet në vend, takimi i ministrit të brendshëm me studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit ka rezultuar në një përplasje publike me studentët.

Edhe pas kontrolleve, situata brenda takimit ka vijuar gjithë kohën shumë e tensionuar. Studentët kanë kërkuar arsyet pse ministri kishte ardhur me 10 bodyguardë.

Përgjigjja e tij ishte: “ma imponon protokolli”. Përderisa është kështu, vijuan studentët, atëhere nxirri jashtë takimit. Ministri i Brendshëm është detyruar t’i largojë nga salla, por edhë më tej, situata ka vijuar e tensionuar. Studentët i kanë kujtuar se erdhi me 10 bodyguardë në Durrës, ndërkohë që për 48 orë në Tiranë ishin vrarë dy veta. “Çfarë kërkon i thanë studentët Lleshajt, që edhe në Durrës të vriten dy të tjerë”. Ndërhyrjet në mbrojtje të Vangjush Dakos dhe akuzat për gazin lotsjellës i kanë humbur durimin Sandër Lleshajt, i cili sapo u përmend fjala “gaz lotsjellës” u ngrit e braktisi takimin, pa asnjë paralajmërim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krist19/03/2019 14:14

Edhe ne sallat,ku zhvidhoheshin gjygjet ndaj armiqeve te popullit,gjate kohes se dulles,sallat nuk blindoheshin me police,se ne kete salle me studentet.C'eshte more kjo frike,turp i madh.

Shto koment

Denonco