KLP, hapet gara për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar

KLP, hapet gara për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar

13:04, 19/03/2019
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur sot garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, në kushtet kur institucionin e drejton ende Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku, zgjedhur në dhjetor të 2017-ës.

KLP-ja miratoi në rendin e ditës dy pika kryesore: Rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për zgjedhjen e kandidateve për Prokurorin e Përgjithshëm me mandat 7 -vjeçar si edhe Rregulloren mbi kriteret për procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve të SPAK.

Në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm deri tani është vetë Prokurorja e Përkohshme Arta Marku dhe pritet të përfshihen edhe Adnand Xholi, Enrik Ligori , Olsian Cela, Ervin Kondili.

Prokurori kërkohet të ketë kaluar Vetingun, 15 vite karrierë në drejtësi dhe gradë shkencore.

Pas thirrjes së parë, aplikimet dorëzohen më 19 prill dhe 19 qershor synohet mbyllja e procesit dhe propozimi nga ana e KLP-së i tre kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, natyrisht duke ia kaluar Kuvendit për votim pa nisur pushimet e verës. Por, nëse Kuvendi nuk e zgjedh dot Prokurorin me 3/5 e votave brenda 30 ditëve, atëherë kandidatura që është renditur e para nga KLP-ja quhet e emëruar. Prokurori i Përgjithshëm do të ketë mandat 7-vjeçar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco