VIDEO/ Takimi në Shkoder, Kryemadhi: Protestat do jenë në të gjithë vendin

VIDEO/ Takimi në Shkoder, Kryemadhi: Protestat do jenë në të gjithë vendin

12:23, 19/03/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me qytetarët e Shkodrës tha se ka ardhur koha për të shkundur krimin dhe korrupsionin dhe vendin e tij ta zërë ëndrra për një Shqipëri europiane.

Ajo pohoi nga qyteti verior se djegia e mandateve nga opozita ishte një vendim ekstrem, ndërsa tha se kjo ishte rruga e vetme për t’u përballur me një qeveri e cila ka lidhur fatet e saj me krimin. E para e LSI-së theksoi se qytetarët sot ndihen të revoltuar pasi sistemi dhe qeverisja nga Rama ka krijuar standarde të dyfishta.

Kryemadhi ishte në të njëjtën ‘gjatësi vale’ me liderin e PD-së, Luzim Bashën teksa nënvizoi se opozita e bashkuar do të vijojë protestat jo vetëm në Tiranë, por shtrirja e tyre do të jetë në gjithë vendin.

“Protesta jo vetëm në Tiranë, pro në çdo qytet të Shqipërisë. Ka dy lloj politikanësh: Një lloj që lidhet vetëm me karrigen, ndërsa ka edhe të tjerë që djegin mandatin dhe bëhen bashkë për të përmbysur njëherë e mirë këtë krim.

Ne flasim për një polici të kapur nga krimi, flasim për një administratë e cila nuk ekziston. Ne sot përballemi me deklarata nga më të ndryshme, me fyerjet, por ne e kemi marrë vendimin për të qenë të thjeshtë si ju dhe për të aspiruar drejt Europës.

Kemi 30 vjet që vuajmë tranzicionin, vuajmë pasigurinë dhe vuajmë mungesën e shtetit. Sot është momenti i fundit ku institucionet duhet të jenë të ndara ku shëndetësia të jetë e barabartë mes të pasurit dhe të varfrit. Sot ndihemi të revoltuar, sepse qeveria drejton në formë të padrejtë në trajtimin e qytetarit në sistem. Në tre vitet e fundit janë larguar mbi 400 mijë shqiptarë.  Ka ardhur koha që t’i japim fund stabilitetit të krimit, ka ardhur koha që të destabilizojmë këtë  stabilitet.  Ne nuk duam stabilitet për diktatorët e krimit, ne duam një të ardhme të ndritur dhe të begatë, ku shqiptarët të kenë arsim dhe shëndetësi të barabartë.

Nuk mund të vijojmë më me ilaçe të skaduara. Nuk mund të vazhdojmë me një qeveri, e cila në vend që të ndalojë kriminelin ndal viktimën.  E dimë se vendimi i djegies së mandateve është një vendim ekstrem. Kapja e shtetit nga krimi e detyroi opozitën të hiqte dorë nga mandati. Mandatet e LSI nuk janë mandatet tona, por të njerëzve që besuan tek vlera dhe programi i LSI, sepse ne kemi treguar se dimë t’i mbajmë njerëzit dhe ne iu japim shansin atyre për të krijuar mundësi edhe për njerëz të tjerë”, tha Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ti19/03/2019 13:46

eh, kur thone qe shkodranet jane qyteti i kultures!!!!!! valle, te jene te kulturuar idjotet qe i shkojne pas kesaj!!!!! kaq ishte koenti, te tjerat i di dhe TI.

Askushi19/03/2019 12:49

Protesta me lule dhe brohoritje..ha ..ha..ha..

Shto koment

Denonco