VIDEO/ Sandër Lleshi pritet me protesta nga studentët, rojet ndërhynë me dhunë

VIDEO/ Sandër Lleshi pritet me protesta nga studentët, rojet ndërhynë me dhunë

11:22, 19/03/2019
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi është pritur me protesta gjatë vizitës që ka pasur sot në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës.

Disa studentë i kanë zënë ‘pritë’ Lleshit në hyrje të godinës, duke i kërkuar llogari për gazin lotsjellës që është hedhur në protestat e opozitës, si dhe për faktin që ky takim nuk ka qenë bërë publik për studentët.

‘Truprojat e tua po na dhunojnë, unë jam student dhe kam të drejtë që të protestoj. Ju jeni qeveri ilegjitime, ti më ke helmuar mua’, shprehet një prej protestuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco