Opozita bën aktin e fortë, drejt bojkotit të zgjedhjeve të Qershorit!

Opozita bën aktin e fortë, drejt bojkotit të zgjedhjeve të Qershorit!

09:55, 19/03/2019
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, KQZ, nëpërmjet zëdhënëses së vetë njoftoi se po mbaronte afati që PS, PD dhe LSI të dorëzonin emrat e 630 komisionierëve që do marrin pjesë në KZAZ me rastin e zgjedhjeve lokale të këtij Qershori. Menjëherë pas kësaj Partia Socialiste dorëzoi listën e saj, por nuk bënë të njëjtën gjë dy forcat e tjera politike PD-LS. Edhe pse nuk kishte një njoftim zyrtar nga opozita për këtë hap radikal i cili është në vazhdën e aksionit të saj politik, mësohet se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim vendosën që të mos paraqesin asnjë komisionier, pasi sipas tyre ky është një vendim politik. Pra edhe pse ende nuk kemi një vendim zyrtarë, opozita po shkon drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Mungesën e komisionierëve opozitarë, Partia Socialiste nëpërmjet Taulant Ballës e konsideroi si një vendim të momentit dhe shpreson se do të reflektohet më vonë. Ai u deklarua dje gati i bindur, se opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet e Qershorit.

Po nga ana tjetër duket qatë se, PD-LSI, nuk i veçojnë zgjedhjet lokale nga paketa e madhe politike që kanë paraqitur; për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, e cila do të përgatiste legjislacionin e duhur për të bërë zgjedhje të lira.

Në rast se nuk gjendet një zgjidhje me marrëveshje politike për t’i pranuar kandidatët pas afatit, sipas ligjit zgjedhor KQZ është e detyruar që të shpall thirrje publike për kandidatë të interesuar që s’vijnë nga partitë. Në të gjithë vendin funksionojnë 90 KZAZ, me nga 7 anëtarë secila. Tre anëtarë propozohen nga Partia Socialiste; dy nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe një nga LSI.  Anëtari i shtatë propozohet nga PS në gjysmat e KZAZ-ve, praktikisht ato me numër çift, dhe në gjysmën tjetër propozohet nga PD.

Si anëtarë të KZAZ-ve, PS ka 315; PD 225; LSI 90. Gjithsej janë 630 komisionierë në ZAZ dhe janë depozituar vetëm 315 emra nga PS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi19/03/2019 11:30

Do te ishte tradheti ndaj shqiptareve qe po rimarrin besimin tek opozita. Vendimi per djegjen e mandateve (mire apo keq) tashme eshte marre, njerzit jane te gatshem te protestojne, te dalin ne rruge, te ndeshen me krimin, me bandat ne qeverri. Cdo terheqje pas do te jete tradheti dhe do te kete pasojat e vet. Populli nuk duhet lene pa kok, rrugeve.

Alb019/03/2019 10:24

Nese opozita merr pjese ne zgjedhjet lokale athere ky veprim shenon vetevrasje te opozites ne nje kohe qe ajo eshte jashte parlamentit. Opozita nuk njehe qeverine aktuale per pasoje nuk duhet te pranoje asnjelloj zgjedjesh te kontrolluara nga qeveria e narkotrafikut. Opozita nuk duhet te jap sinjale terheqje prapa ,perkundrazi vetem pershkallzimte protestave deri ne bllokim te rrugeve keryesore pa afat deri ne dorheqeqje te narkoqeverise dhe percaktimit te qeverise teknike .Zgjedhje vetemmeqeveri teknike jo nen kontrollin e Leshajt.

tironci19/03/2019 10:17

Aq mire e kan bo sa sbohet. Nuk bohet zgjedhje me kriminelet. Pa ik kriminelet me n krye Ramen eshte kot cdo hyrje ne zgjedhje. I dha Rama ne 2017 gjysen e shtetit po n terren ishin gjeneralet e krimit qe bon namin e cu pa doli opozita as me te vetat qe kishte.

Shto koment

Denonco