Ansi Agolli largohet nga ekipi Karabagut në Azerbajxhan, Meta shpërndan VIDEON emocionuese

Ansi Agolli largohet nga ekipi Karabagut në Azerbajxhan, Meta shpërndan VIDEON emocionuese

09:07, 19/03/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës ishte për nje vizitë në Azerbajaxhan pak ditë më parë. Atje ai u takua edhe me futbollistin e talentuar shqiptar Ansi Agolli i cili karrieren e tij e ka zhvilluar në këtë vend.

Në një postim në facebook kreu i shtetit ka ndarë me ndjeksit e tij një video ku tregohet momenti i ndarjes me ekipin dhe sportdashësit e shumtë të këtij lojtari të madh shqiptar.

“Ndryshe nga herët e tjera, ai ishte shumë i emocionuar pasi ishin ditët e fundit të tij, pas 10 vitesh kontribut, si titullar i ekipit më të mirë të Azerbajxhanit, Karabagut”, shkruan Meta.

Ja postimi i plotë i kreut të shtetit bashkë me videon:

Pak ditë më parë pata kënaqësinë të ritakohesha në Baku, me futbollistin tonë të shquar, Ansi Agolli.

Ndryshe nga herët e tjera, ai ishte shumë i emocionuar pasi ishin ditët e fundit të tij, pas 10 vitesh kontribut, si titullar i ekipit më të mirë të Azerbajxhanit, Karabagut.

Jo vetëm unë, por cilido që në Baku është prezantuar si shqiptar, jam i bindur se ka dëgjuar fjalët më të mira për Ansi Agollin, i cili ka qenë edhe ambasadori ynë më i mirë atje.

Duke i uruar Ansit suksese të mëtejshme në karrieren e tij të shkëlqyer sportive, kam kënaqësinë të ndaj me ju disa momente të lamtumirës së tij me ekipin kampion dhe fansat e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco