VIDEO/ Dom Gjergj Meta i bie këmbanës së alarmit: Fshatrat e verilindjes po zbrazen

VIDEO/ Dom Gjergj Meta i bie këmbanës së alarmit: Fshatrat e verilindjes po zbrazen

22:25, 18/03/2019

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka qenë i ftuar këtë mbrëmje në studion e programit “A Show”. Problemet sociale të zonës ku shërben, Dom Gjergj Meta i ka sjellë në këtë studio. Ai thotë se është një paradoks i frikshëm që në këto zona që të pasura nga natyra, njerëzit janë shumë të varfër.

Një tjetër problem që ai sjell është shpopullimi i fshatrave.

“Zona që unë përfaqësoj është shumë e varfër, pavarësisht se pasuritë nëntokësore janë të mëdha. Ky është një paradoks i frikshëm. Para se të vija në këtë studio mora një mesazh nga një banor i Bulqizës, i cili më tha ta lexoj mesazhin: Ka 70 vjet që nxjerr krom Bulqiza thuaj dhe është vendi më i varfër në Shqipëri”, tha ai.

Një tjetër problem që Dom Gjergj Meta solli në studio është shpopullimi i fshatrave.

“Varfëria e dytë përveç asaj materiale është ndjesia që ndjehen të braktisur. Është pak tragjike pasi ato zona janë të lëna pas dore, mungon infrastruktura, rrugët, fshatrat po braktisen nga njerëzit. Një fshat i bukur atje që deri para 9 vitesh kishte 100 nxënës sot ka vetëm 1 nxënës. Kur shkoj atje për meshë s’kam asnjë person të ri. Fshatrat e verilindjes po zbrazen”, shtoi Dom Gjergj Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment