Rama kërkon dialog?! Gjosha: 'Aty e kishte, mezi priti të dorëzonte mandatet tona në KQZ'

Rama kërkon dialog?! Gjosha: 'Aty e kishte, mezi priti të dorëzonte mandatet tona në KQZ'

22:15, 18/03/2019
A+ Aa A-

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka komentuar në “5 pyetje me Babaramon” në Report Tv, situatën politike në vend pas djegies së mandateve nga opozita.

Gjosha theksoi se Rama dukej se e dëshironte një gjë të tillë, pasi sipas saj, mezi ç’kishte pritur që të dorëzonte brenda 24 orëve mandatet e djegura të opozitës në KQZ, ndërkohë që mund të shfrytëzonte afatin 30 ditor që i jepte ligji për dialog.

"Unë nuk paragjykoj askënd që do të dojë të vijë në Shqipëri për të zgjidhur krizën. Por kërkohet një reflektim nga kryeministri më shumë se ndonjë ndërmjetësues. Ai ndodhet i vetëm përballë qytetarëve dhe këto kriza zgjidhen vetëm me zgjedhje të parakohshme. Ai mezi kishte pritur që të digjnim mandatet, i dërgoi për 24 orë në KQZ, nëse donte dialog të shfrytëzonte afatin 30 ditë për dialog.

Kuvendi vrapoi për të djegur, atë dorëzimin që ne i bëmë mandateve, nuk e mblodhi Këshillin e Mandatave, të firmosnim dhe i gjithë ky dokumentacion ti shkonte KQZ-së, unë besoj se ka një vendim të Kushtetueses në 1993, që edhe sot mund të përdoret, i cili flet për mënyrën si kryhet zëvendësimi i mandateve" tha Gjosha. 

Lidhur me ndërkombëtarët, Gjosha tha se është e zhgënjyer nga qëndrimin që Komisioni Europian ka mbajtur ndaj opozitës.

’’Nuk mund ta kuptojnë ata situatën në Shqipëri. Pasi në një vend normal çdo kush do të drejtohej te drejtësia, por në Shqipëri nuk funksionon, ndaj edhe opozita është e detyruar që të marrë këto akte ekstreme që e ndihmojnë vendin. Ndaj i mirëkuptoj ndërkombëtarët. Protestës së opozitës nuk mund ti rezistojnë as ndërkombëtarët, pasi edhe ata do të vijnë në mbështetje. I vetmi zhgënjim që kam është Komisioni Evropian.

Debati im me atë ka qenë stabilitet apo demokraci, të dyja janë të rëndësishme, por për një vend si Shqipëria demokracia duhet të fillojë për të pasur stabilitet. Ka shumë çështje që KE duhet ti kërkojë me përpikmëri qeverisë për ti plotësuar, më pas edhe dialogun. Por situata në rajon e bën pak të vështirë. Frika nga destabilizimi politik që mund të çonte në konflikte të brendshme dhe përtej kufijve është e madhe, ndaj edhe ata ruhen" tha Gjosha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco