Dyshimet/ A u vra ish i përndjekuri për shkak të gjyqit në Gjermani të 'kasapit' të burgut të Qafë Barit?

Dyshimet/ A u vra ish i përndjekuri për shkak të gjyqit në Gjermani të 'kasapit' të burgut të Qafë Barit?

22:10, 18/03/2019
A+ Aa A-

Vijon të jetë në qendër të vëmendjes vrasja e Haxhi Baçinozit. Ish i përndjekuri politik u ekzekutua pasditen e ditës së shtunës pranë Liqenit Artificial të Tiranës.

62-vjeçari, i burgosur politik në burgun famëkeq të Qafë Barit, njihej si një prej aktivistëve më të zellshëm anti-komunist në Shqipëri, gjatë dhe pas rënies së komunizmit. Dhe për këtë arsye sot ka patur edhe një reagim nga Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë shqiptarë.

Sipas tyre, duke hapur një pistë të re, Baçinozi mund të jetë eleminuar edhe për shkak të rolit të tij si dëshmitar në gjyqin që pritet të nisë në Gjermani kundër Edmond Cajës.

Ky i fundit ka qenë drejtor në burgun e Qafë Barit dhe akuzohet si autor e nxitës i shumë torturave ndaj të burgosurve politikë, madje edhe i eleminimit fizik të tyre.

Ja reagimi i plotë:

"Sa më shumë jepet informacion në media për vrasjen e ish të të burgosurit politik antikomunist Haxhi Baçinozi, që janë në kontradiktë me atë çfarë ka parë e deklaruar djali i të ndjerit, aq më shumë shtohen dyshimet që motivi i vrasjes, mund të jetë eliminimi si dëshmitar në gjyqin për krime kundër njerizimit që po përgatitet ndaj drejtorit të burgut të Qafe Barit Edmond Caja në Gjermani.

Partnerët tanë gjermanë në këtë çështje, qindra të përndjekur politikë si dhe ekspertë të sigurisë dhe të drejtësisë, janë të shqetësuar dhe kërkojnë nga ne të këmbëngulim në hetimin e kësaj piste nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në Shqipëri.

Ata e mbështesin dyshimin e tyre në motivin e pamjaftueshëm logjik të ekzekutimit si dhe praktikat e deritanishme të eliminimit të dëshmitarëve për krime të tilla në Ballkan, sidomos të krimeve të luftës, kundër njerëzimit dhe gjenocidit në Shqipëri.

Në këtë situatë, ne i bëjmë thirrje prokurorisë dhe institucioneve të tjera të sigurisë, që të hetojnë çdo lidhje të mundshme të eleminimit për shkak të statusit si dëshmitar, të të ndjerit Baçinozi, pasi problemi që pretendohet të ketë pasur viktima me vrasësin, mund te jenë shfrytëzuar nga ish sigurimi apo të tjerë, të prekur nga nisja e hetimit të krimeve komuniste, për të hequr qafe dëshmitarët e mundshëm, skenarë të njohur e të aplikuar edhe më parë nga Sigurimi në Shqipëri e jashtë saj.

Ne kemi njoftuar partnerët tanë dhe autoritetet ndërkombëtare për dyshimet tona lidhur me vrasjen”.

Karrierë e përgjakur e Edmond Cajes

Për shkak të devotshmërisë së lartë për të luftuar “armiqtë e popullit” Sokol Sokoli e Tom Ndoja të pushkatuar si dhe shumë të tjerë të burgosur, komandanti i togës në burgun e Qafë Barit, Edmond Caja, do t'i besohej një detyrë më e lartë shtetërore. Pak kohë më vonë ai u emërua drejtor i burgut të Qafë Barit dhe pak kohë më pas regjimi komunist e emëroi Edmond Cajen, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë.

Në atë detyrë, Caja qëndroi deri sa u përmbys regjimi komunist të cilit i shërbeu me aq devotshmëri. Pas vitit 1992, kur ishte përmbysur diktatura,  Edmond Caja shkoi në Gjermani. U largua ndoshta edhe përmes kërkesës për strehim politik në Gjermani. Edmond Caja është prej 26 vitesh në Gjermani si qytetar gjerman. Atje jeton edhe sot, i pa shqetësuar nga e shkuara kriminale, “i nderuar” si sipërmarrës e pikërisht për këtë status të ri të tij, ai ka bërë një padi pranë drejtësisë gjermane. Edmond Caja padit shtetasen Fatmira Dine, për prishje të imazhit, sepse ajo ka rrëfyer atje të vërtetën e karrierës së tij të përgjakur, gjatë kohës së diktaturës komuniste.

Fatmira Dine do të përballet së shpejti me Edmond Cajen në gjykatën gjermane.  Me shumë gjasë, Edmond Caja do ta fitojë këtë gjyq sepse Fatmira Dine nuk ka shumë fakte për ti ofruar gjykatës gjermane përveç dëshmive që vijnë nga të dënuar viktima të dhunës monstruoze të Edmond Cajes.

Dëshmi për krimet e  Edmond Cajes

Xhaferr Kalbaj

Image

“Na çuan në kampin famëkeq të Qafe Barit, një ditë dhjetori të acartë e me dëborë të vitit 1986, mua bashkë me Agron e Naim Lalën, vëllezër, nga Borshi i Sarandës dhe një djalë tjetër të gjatë nga Kuçi i Vlorës, i cili quhej Fred, por shokët e tij Naimi e Agroni e thërrisnin Feto. Ishin dënuar si dhe unë për të njëjtën akuzë dhe ishin arrestuar grup bashkë.

Sapo na zbritën nga makina autoburg, na plasën brenda rrethimeve të atij kampi të llahtarshëm. Ishte një i ftohtë siç din të bëjë vetëm në malet e Tuçit të Pukës, i ftohtë i cili na hynte deri në palcë. Një skuadër policësh, të cilët mbanin uniforma kapterësh të ushtrisë na u vërsul menjëherë në fyt duke na rrahur me shkopinj druri dhe duke na rënë me këpucë ushtarake në kërcinj të këmbëve. Pasi na zhveshën lakuriq në mes të acarit e dëborës gjoja për kontroll, tek ne erdhi një oficer i veshur me uniformë të policisë me qillota, çizme lëkure e me rrip krahaqafë. Ishte Komandanti i kampit Edmond Caja nga Kuçi i Vlorës, por me banim në Tiranë. Pas shpinës së tij rrinte gati për terror shefi i policisë së kampit Ludovik Cali, një malësor prej Balldrenit të Lezhës. Filloi rrahja e pamëshirshme ndaj nesh. Më shumë rrahën Fredin sepse komandanti Edmond Caja i thoshte se na fëlliqe Kuçin e Vlorës. Ishte koha pas Revoltës së qafë Barit. Nuk kishte kaluar veçse 2 vite e 6 muaj nga pushkatimi i trimave Sokol Zefi (Sokoli) e Tom Ndoja si dhe mbytja nën tortura e ish ushtarakut të specializuar jashtë shtetit, Sandër (Sadri) Sokoli. /Kujto.al

Visar Zhiti

Dënimi i revoltës

Ra çanga, hekur mbi kokë. Na mblodhën në mensë prapë. Ai myzeqari aty, ku e kishim lënë, i palëvizur, kështu dukej. Mos duan të përsëritim rebelimin? Prapë erdhi ai oficeri nga Jugu, zëvendës-komisari a ç’dreqin ishte, që iu rrokullis kapela me yll e iu ngatërrua nëpër këmbë si mace, si ideologjia e vet, thuaj. Policët me shenja plagësh. Gjysma kokësh të lidhura me fasha, copa krahësh të thyer. Komunikim. Zëri i komisarit donte të ngjante i fortë, i patundur dhe vetë po rrinte drejt si ato tabelat e qitjeve. Batare armësh. Diktatura e proletariatit e shtypi revoltën e armiqve… dhe… gjyqi i popullit… heshti. Uli sytë mbi letër, pa syze… Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi dosjen në ngarkim të të pandehurve… na u mor fryma, emra, emra… vendosi këto dënime: Sokol Sokoli, me vdekje, pushkatim; Tom Ndoja, me vdekje, pushkatim… Sokol Progri, me 25 vjet burg, Vllasi Koçi, me 25 vjet burg, Martin Leka me 16 vjet burg, Haxhi Baxhonovski, me 21 vjet burg, Bajram Vuthi, me 15 vjet burg, Ndue Pisha me 25 vjet burg, Lush Bushgjoka, me 12 vjet burg, Kostandin Gjordeni, me 10 vjet burg, Lazër Shkëmbi, me 12 vjet burg dhe Hysen Tabaku me 11 vjet burg. Për të gjithë vuajtja e dënimit fillonte më 22 maj… po e të pushkatuarve? E Sandër Sokoli… me kokën që i varej supeve, e hodhën mbi të tjerët në makinë, kufomë, kockathyer dhe të lidhur… firmat e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Pukë, më 3.06… /Marrë nga “Ferri i çarë”, libri i Visar Zhitit në kujtim të 29-vjetorit të masakrës

Urim Gjata, ish-polic në Pukë

Me më 20 maj 1984 regjimi u trondit, te denuarit e ndergjegjies,te vdekurit per se gjalli akoma nuk kishin vdekur. Ata si nje vullkan shperthyen duke sfiduar diktaturen,dhimbjet dhe torturat cnjerezore.Ata me cdo mjet kerkonin te shembnin diktaturen,megjithe se te ndare nga bota brenda telave ata tronditen nje sistem te tere.Ai mengjez grumbulloi te gjithe bashkvuajtesit e diktatures,nuk ish i pa qellimshem.rrahja dhe tortura para syve te tyre te dy shokeve te tyre beri qe grupit te pare te vogel ti bashkohen me shpejtesi te gjithe. Thirrjeve te para ju bashkuan furishem me zerat e tyre te gjithe te denuarit. Poshtë komunizmi. Poshtë diktatura. Poshtë diktatori. Liri demokraci.Flamuri kuq e zi per here te pare valevitej ne duart e tyre pa yllin si simbol te bollshevizmit dhe diktatures. Thirrjet jemi shqiptarë, nuk e duam komunizmin, nuk e duam diktaturen nuk e duam diktatorin! Duam lirinë, duam demokracinë po mbushnin me jehonen e tyre bjeshket e malesise. Në ballë të turmës së të dënuarve qëndronin Tom Ndoj, Sokol Sokoli, Petrit Bazelli, Anastas Dhami, Nue Pisha, Kosta Gjordemi etj. Të cilët me zërat dhe fuqinë e tyre tmerruan kriminelët e diktaturës, qe te zverdhur si mehit nuk dinin çfarë të bënin. Ata qe i dhunonin cdo dite fluturuan mbi telat me gjemba si frikacake te ndyre qe ishin,ne largimin e turpshem te tyre nga brenda kampit, forca te shumta i mbronin nepermjet bresherise se plumbave nga jashte. I tmerruar me pistolete ne dore, komandanti i burgut Ludovik Cali, jepte urrdhëra sa majtas djathtas. E vetmja fjale e tij ishte zjarr mbi armiqte e popullit dhe te partise sapo te prekin telat.Forcat ushtarake te kampit por dhe ato te ardhura me shpejtesi nga Puka dhe Tirana me helikopter rrethuan komplet zonen, snaiperët zunë pozicionet ne te gjitha pikat kryesore,a thua kishin te benin me ndonje bande te armatosur apo me disa njerez gjysem te vdekur qe therrisnin brenda telave, liri demokraci. Ushtarake të zverdhur dhe të tmerruar me gishtin ne kembez, prisnin urdhërin për të qëlluar mbi këta njerëz brenda rrethimit çnjerëzor.  Zeri i cjerre i Edmond Cajes jepte urdhër: Zjarrrrrrrrrr mbi armiqte, zjarrrrrrrrrrrrrrrrrr,dhe krismat filluan te shtohen pak e nga pak. Zjarr kunder nje turme te pa armatosur brenda telave me gjemba,zjarr ndaj disa njerezve kocke e lekure qe kerkonin lirine,zjarr kunder bash atdhetareve te tyre. Zjarr kunder atyre qe ishin lene brenda rrethimit per disa dite pa uje pa buke. Sokoli bertet i pari: Largohuni vellezer, futuni në kapanone, largohuni nga sheshi, na futën në grackë.,po na vrasin largohuni.Por tashme ishte shume vone ,sheshi i burgut kish filluar te merrte ngjyren e kuqe.Të plagosur hiqeshin zvarre. Britma nga të katër anët, “Mos, mos qëlloni vellezer,mos qelloni, jemi vëllezër mosss. Jemi shqiptarë,mos na vrisni mosssssss mossss mossss.Por kush mund te degjonte me. Ludovik Cali rremben automatikun e nje polici dhe nga taraca e oficerit te rojes, harxhon gjithe karikatorin drejt grupit te te denuarve. Nga elikopteri hapet zjarr pa pushim,nga kodra perballe gjithashtu. Pak nga pak thirrjet per ndime dhe britmat brenda rrethimit po mbuloheshun nga zhurma e armeve pa pushim. Kishte edhe nga ata police apo ushtare që kur dëgjuan thirrjet ulën armët dhe nga sytë e tyre filluan të binin lot, lote por asgje me teper nuk kishin se cfare te benin.Ndryshe do te ishin dhe ata pjese e atyre qe bertisnin per ndime brenda telave te pa mbrojtur.

Midis britmave dhe te plagosurve qe teriqeshin zvarre duke sfiduar vdekjen nje grup te denuarish si Petrit Bazelli u futën për të ndihmuar mes plumbave, për tu ardhur në ndihmë shokëve të tyre të mbetur në shesh, Anastasi, Nuja, Toma,Kosta. Minoritari Thoma Jergolati hapi lavanterinë për të strehuar shokët e plagosur.Mjeku i kampit, Serbi Drang Vujoshevi dhe ky një i dënuar politik, mundohej të mjekonte sa të mundej për të shpëtuar nga vdekja viktimat e kësaj masakre të paparë dhe dëgjuar ndonjëherë. Ato pak lule te fillim Majit brenda rretimit te kampit,qe keta njerez i uisnin cdo dite filluan te skuqen tani me gjakun e tyre.Kriminelet me uniformen e shtetit nuk pyesnin me,ndaj armiqve te partise ishte derdhur jo vetem urrejtja dhe druri por tanime dhe plumbat pa kursim. Dhe me ne fund u hapen dyert e rrethimit,i pari Ludovik Cali,shefi i Sigurimit te kampit,dhe me pas me njehere krimineli Edmond Caja filluan te qellojne me cizmat e meshinit me thumba hekuri mbi viktimat gjysem te vdekur te shtrire ne sheshin e kampit. Bastardet me uniformen e policise Kola, Prenga, Marashi, Ahmeti, Bastriu te shoqeruar nga te tjeret filluan te thyejne kockat e te denuarve. Masaker,nje masaker e pa pare.Kriminele dhe viktima,kriminele te armatosur deri ne dhembe dhe viktimat lakuriq,pa buke pa uje pa mbrojtje. Masaker kundrejt vellezerve te tyre te pa mbrojtur,masaker kunder njerezve kufoma. Zinzhiret e qenve te policise dhe telat me gjemba u vune menjehere ne pune.Gjithe te dënuarit me plage dhe pa plagë u lidhën kembe e duar me zinxhirë, ndërsa qentë e kufirin ndërsuleshim mbi trupat gjysmë të vdekur duke i copëtuar me ore te tera.Rreth e rreth malet ishin mbushur me forca ushtarake qe nuk lejonin askend te afrohej dhe shikonte cfare ndodhte. Dita e neserme do te ishte me makaber mbas asaj te pares.Te lidhur me zinxhire,te torturuar cnjerezisht, pa gjume, pa buke, pa uje zvarre pjesemarres ne shesh per te pare ate cka do i priste dhe ata. Mbas nje torture cnjerezore te denuarin Tom Noin e vendosin mbi dy trupa pishe dhe krimineli Ludovik Cali e thyen ne mes duke i sjelle nje vdekje makabre. ndersa shokun e tij heroin Nue Pishen mbas torturave e denuan me vdekje,duke e pushkatuar diten tjeter. Ne mes te kampit i lidhur Anastas Dhami nga Pogradeci provonte nje tjeter torture c´njerezore,  Edmond Caja se bashku me Ludovik Calin,ne mes te sheshit me pinca i shkulin mustaqet. Thirrjet dhe dhimbjet e Anastasit mbuloheshin nga te qeshurat dhe jarget e krimineleve me uniforme. Thoma Jergolati i thyen kemben,dike e trodhen,po po te gjitha u zhvilluan ne kampin e Qafe Barit dhe ne birucat e policisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz19/03/2019 18:52

Turp i madh per nje shtet si Gjermania, ti japi qytetarine ketij bastardi komunist. Plera si ky edmut caja nuk duhen lejuar te gjallojne as ne ferrin e Dantes, e jo me ne nje shtet si Gjermania. Dikush nga ata qe vuajten masakrat e ketij perbindshi ose pasardhesit e tyre, ti japi ketij krimineli ordiner ate ndeshkim qe nuk po ja jep drejtesia.

Shto koment

Denonco