Mazhoranca e turpit vijon të rezistojë deri sa revolta popullore t’i dëbojë një herë e mirë

Mazhoranca e turpit vijon të rezistojë deri sa revolta popullore t’i dëbojë një herë e mirë

21:52, 18/03/2019
A+ Aa A-

Nga Orjola PAMPURI

Nevoja patologjike per të fajësuar të tjetrët, nxitet nga situata të tilla si; humbja e shpresës dhe besimit tek vetja, humbja e kontrollit, si dhe tregues I një refuzimi të vazhdueshëm mbi autorësinë e destabilizimit të situatës. Kjo është arsyeja përse shumë marioneta bashkëpunëtore të korrupsionit galopant të qeverisë anarshiste, të narcizit Edi Rama, fajesojne opoziten per gjithcka qe stisin vete.

Sot cdo helmin kundrejt qytetarëve e hedh qeveria makiaveliste dhe fajëson opozitën. Krizën ekonomike e krijon qeveria me oligarkët e babëzitur, dhe në fund dalin e flasin për reforma e rritje ekonomike me nje borxh public I cili po con kete vend drejt falimentimit.

Sot dalin krahë mjekëve për t’I mbrojtur ata që I shtynë drejt humnerës. Sot dalin krahë studentëve ata që po plackisin xhepat e studentëve e po I përzënë si azilkërkues. Shfaqen të vetëkënaqur, pasi sot janë dhe ‘zot’ të paralamentit Putinist, dhe kukullave brenda tij.

Flasin për hapa para kur në gjashtë vite arritën të c’bëjnë atë që u arrit për 23 vite.Shpërfillin qindra e mijëra qytetarë në shesh, ku secili prej tyre del sepse I ka ardhur shpirti në majë të hundës me një qeveri banditësh e mashtruesish, me një qeveri që I është ngjitur karriges së pushtetit e nuk po shkulen, edhe pse po marrin mbi supe kosto të mëdha.

Edi Rama fshihet, e deliron duke shfrenuar nga halli fantazinë, ku Roskovecin e bën Toskanë e Urën Vajgurore qëndrën e zhvillimit, nga ana tjetër Erjon Veliaj pozon me qytetarë hallexhinj, e ofendon qindra mijëra të tjerë, a thua se ai vetë ka zbritur nga kopshtet e Versajës. E ta mendosh të kaluarën ne G…99..

Cfarë paradoksi…..
Të thuash janë cmendur është thjesht t’I justifikosh, por të thuash që janë të përlyer nga aferat deri në fyt, është minimumi që I detyron të nxjerrin këto idiotllëqe nga goja.

Edhe 100 veta të ishin në shesh, Edi Rama duhej të kishte reflektuar, jo më një lum qytetarësh nga e gjithë Shqipëria.
Por maxhoranca e turpit vijon të rezistojë deri sa revolta popullore t’I dëbojë një herë e mirë për t’I kujtuar si realitetin më të dhimbshëm pas 50 viteve të komunizmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco