A do futet opozita në zgjedhjet lokale? Ja çfarë thotë Gjata për regjistrimin e komisionerëve

A do futet opozita në zgjedhjet lokale? Ja çfarë thotë Gjata për regjistrimin e komisionerëve

21:14, 18/03/2019
A+ Aa A-

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka qenë i prerë kur ka thënë se opozita nuk ka ndërmend të dërgojë komisionierë për KZAZ-të në Komisionin Qendror Zgjedhor, duke mos lënë asnjë mundësi hamendësimi që opozita mund të hyjë në zgjedhjet lokale të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor.  

“Ne nuk dërgojmë komisionerë. Situata tani është politike, është shumë më e rëndë. Ku bëhen zgjedhje me këto kushte. Njerëzit kanë dalë në rrugë, opozita ka dorëzuar mandatet, të gjitha të tjerat shumëzohen me zero.”-tha Gjata.

Në të njëjtën kohë Gjata ka përshendetur qëndrimin e mbajtur nga Presidenti Meta gjatë kësaj krize politike që ka përfshirë vendin.

“U bë e disata herë që mban qëndrim presidencial. Unë e vlerësoj. Me aq pak kompetenca sa ka Presidenti jonë përmes deklaratave të tij po tregon qëndrimin presidencial që duhet të mbajë një President. Absolutisht nga opozita nuk ka asnjë pazar.”

Lidhur me protestën e radhës që do të mbahet ditën e enjte gjatë zhvillimit të seancës plenare, edhe pse opozita është shprehur hermetike, Gjata tha se; “Ne do ta rrëzojmë Kryeministrin së bashku me regjimin e tij, nuk ka ku shkon. Parlamenti ka 140 deputetë, 139 po pati duhet të shpërndahet.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco