Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Studenti u rrah në bodrumin e bashkisë, Gjata; 'Ja pse Policia ia la fajin në derë Veliajt'

Studenti u rrah në bodrumin e bashkisë, Gjata; 'Ja pse Policia ia la fajin në derë Veliajt'

19:06, 18/03/2019
A+ Aa A-

Sekretari për Ç Studenti u rrah në bodrumin e bashkisë, Gjata; 'Policia ia la fajin në derë Veliajt çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka komentuar në Faxnews edhe rrahjen që iu bë ditën e djeshme një studenti në bodrumet e Bashkisë së Tiranës nga Policia, pasi ky i fundit tentoi të qëllonte me bojë Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.

“E kanë marrë vesh qorr e sakat, dhe më falni për shprehjen se nuk dua të duket diskriminuese, nuk ka ngelur kalama pa e marrë vesh se ç’ka ndodhur në Shqipëri me blerjen e votës, por Rama i kontrollon përmes prokurores së Përgjithshme dhe Donika Prelës. Nuk ia ka marrë mendja njeriu që opozita do të marrë një vendim aq unik i cili ka patur një mbështetje mjaft të madhe. Nuk do të shkojë çështja deri tek zgjedhjet e qershorit, sepse Rama nuk do të jetë kryeministër deri atëherë. Ai po tenton të shkojë në zgjedhje pa gjithë këta qytetarë që po marrin pjesë masivisht në protestat e opozitës. Dje një student goditi me vezë kryetarin e Bashkisë së Tiranës. E kanë marrë policët dhe badigardët e Veliajt, e kanë futur në bodrumet e bashkisë duke i hequr lirinë në mënyrë të paligjshme dhe e kanë rrahur. Në raste të tilla merret personi dhe neutralizohet në vendngjarje deri në momentin që vjen policia. Por dikush nga policia ka bërë diçka të zgjuar, sapo ka parë shenja dhune i ka liruar menjëherë sepse do t’iu ngelte në portë atyre, dhe ia kaluan fajin Veliaj. Tashmë për këtë ngjarje si fajtor njihet Veliaj”, deklaroi Gjata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco