Lubonja del kundër Ramës: Nuk është një revoltë e pallatit

Lubonja del kundër Ramës: Nuk është një revoltë e pallatit

18:28, 18/03/2019
A+ Aa A-

I ftuar në News 24, përmes një lidhjeje direke në Skype, analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën më të fundit të opozitës dhe situatën politike në vend pas saj.

Sipas tij, realiteti në vendin tonë nuk është ajo që paraqiti kryeministri Edi Rama pas protestës, pra një revoltë pallati.

Analisti shton se, të gjitha palët politike duhet të reflektojnë për të gjetur një zgjidhje të pranushme nga të gjithë.

“Është e veshtirë të përcaktosh ekzaktësisht pikën se i bie që dimë fillimin dhe fundin. Mendoj që jemi në një pikë, ku mbi të gjitha duhet reflektuar nga të gjithë, veçanërisht nga qeveria për një alternativë ku duhet të negociojmë. Nuk duhet të krijojmë imazhin që Shqipëria që duhet të krijojmë është ajo e ditës së shtunë, ajo e opozitës, apo ajo që paraqiti Rama që është një revoltë pallati. Dhe kjo këmbëngulje për të vazhduar në llogoren e propagandës nuk na çon askund. Pra, pas këtyre protestave, ajo ideja që parlamentin e kemi në rregull. Kjo mund të jetë në rregull për një regjim diktaktorial, por nuk është zgjidhja e duhur”, deklaroi Lubonja.

A do ndryshojnë ata? A do të ndalojnë një instalim të diktakturës?

“Janë gjëra që varen nga zhvillimet e reja dhe imponojnë zhvillimin e protestave të fuqishme. Edhe gratë e vuajnë më shumë pjesën e protestave. Padyshim ka edhe fëmijë. Po të shikosh % duhet të ishte 50 me 50 . Përgjithësisht mendoj që sa më e madhe të jetë protesta aq më paqësore është. Fëmijët t’i lëmë jashtë loje”, ka shtuar analisti Fatos Lubonja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco