Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Rama e shkarkoi se i bëri poezi Gent Cakës, ja çfarë thotë Ylli Dylgjeri në Syri. net

Rama e shkarkoi se i bëri poezi Gent Cakës, ja çfarë thotë Ylli Dylgjeri në Syri. net

17:23, 18/03/2019
A+ Aa A-

Vetëm pak orë pasi u shkarkua nga detyra, Ylli Dylgjeri, Drejtor në Agjencinë e Trajtimit të Konceisioneve dhe PPP-ve, ka folur për syri.net ku ka rrëfyer se si Rama e shkarkoi nga detyra për faktin që i bëri një poezi humoristike, ministrit të delegua të Jashtëm, Gent Caka.

“Jam pushuar nga puna, por nuk më ka pushuar humori. Është një shkresë humoristike që më vjen nga Ministria e Financave.  Kjo për shkak të disa statuseve të mia në faceboook dhe në gazetën “Telegraf”. Frendsat që më lexojnë e kuptojnë që unë i shoqëroj me një okelio që është humoristike. Kjo shkresë pretendon se unë kam shkeluar neutralitetin dhe paanshmërinë e nëpuësit civil që ushtron detyën publike. Më datë 13 u bë një mbledhje e Komisionit të Dispilinës ku mora pjesë edhe unë bashkë me avokatin. I kërkuam në mënyrë integrale të dimë pse jam thirruar, sepse nuk kishte ndonjë element për të cilën të më akuzonin”

I pyetur nëse ka bërë deklrata publike në emisione, apo vetëm në facebook, Dylgjeri mohoi të ketë prononcime që shkelnin Kodin e Etikës së nëpunësit civil.

“Unë s’kam bërë asnjë deklarim publik që nga viti 2005 kur kam qenë drejtori i Informacionit të kryeministrit Nano. Nuk kam bërë asnjë prononcim në median e shkruar. Të gjitha citimet mediat i marrin pa lejen time. Unë s’kam as kontratë,  as honorare. Nuk kam pirë asnjë kafe me botuesit që marrin shkrimet e mia në fb.

Kryeministri i sotëm është shumë irrituar edhe kur i thotë popullit të tij në facebook “nuk të çohet”

Ky është një regjim që nuk mund ta krahasohet as me vende të tilla si Turqia apo Rusia që vuri si kusht në faceboook që vetëm kryeministri të mos shahet. Poezia ime për Cakën kishte të bënte me faktin që nuk arrinte të citonte as tre reshta të Naim Frashërit. Unë i shkruajta nje vjershë humoristike. Kjo shkakoi acarimin e kryeministrit,-shpjegoi Dylgjeri për largimin nga puna.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco