VIDEO/ Rëfimi në Syri.net, studenti: Pasi na dhunuan, policia nuk na mori denoncimin

VIDEO/ Rëfimi në Syri.net, studenti: Pasi na dhunuan, policia nuk na mori denoncimin

16:52, 18/03/2019
A+ Aa A-

Një ditë pas tentativës për të goditur me bojë Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, dhe dhunës së pësuar në bodrumet e bashkis së kryeqytetit, studenti Gëzim Almeta ka folur për Syri.net, ku ka rrëfyer gjithçka ndodhi. Dhunën fizike, atë psikologjike, kërcënimet me jetë dhe refuzimin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për ti marrë denoncimin.

"Na kanë tërhequr zvarrë dhe na kanë futur në bodrumet e bashkisë. I njëjti bodrum ku në komunizëm kryheshin torturat. Kanë ardhur disa persona dhe kanë filluar të na godasin mua dhe shokun tim. Deri në kërcënim me vdekje. Kanë qenë mbi 25 efektivë civilë, ndoshta edhe më shumë. Jam dhunuar në çdo pjesë të trupit. Kemi qëndruar mbi 25 minuta duke ushtruar dhunë dhe presion psikologjik. Më pas kanë fshirë videot nga telefonat tanë. Madje edhe gjëra personale. Pasi të shkoni në komisariat jeni të vdekur. Na kanë thënë efektivë të RENEA, Gardës dhe punonjës politikë të bashkisë’, u shpreh studenti i dhunuar për Syri.net.

Pas ngjarjes i riu i është drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të bërë denoncim, por asnjë efektiv nuk e ka marrë përsipër duke u justifikuar me fjalët "të vijë shteti".

“Pas u mbajtëm për rreth 7 orë në komisariat dhe ku nuk mu ofrua asnjë ndihmë mjekësore edhe pse isha i gjakosur, iu drejtuam Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të bërë denoncimin. Aty efektivët na thonin “të vijë shefi, të vijë shefi”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco