Dëshmia e studentit në SYRI.net: Më thanë tirans plehrë, u bëre ti të na rrëzosh pushtetin tonë

Dëshmia e studentit në SYRI.net: Më thanë tirans plehrë, u bëre ti të na rrëzosh pushtetin tonë

16:35, 18/03/2019
A+ Aa A-

Një nga dy studentët, që tentuan të hedhin bojë në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Gëzim Almeta, ka qenë i ftuar në SYRI.net ku ka folur rreth tentativës së të rinjve për të bërë me bojë kryebashkiakun dhe dhunën që u ushtrua ndaj në bodrumet e bashkisë së kryeqytetit.

‘Na kanë tërhequr zvarrë dhe na kanë futur në bodrumet e bashkisë. I njëjti bodrum ku në komunizëm kryheshin torturat. Kanë ardhur disa persona dhe kanë filluar të na godasin mua dhe shokun tim.

Deri në kërcënim me vdekje. Kanë qenë mbi 25 efektivë civilë, ndoshta edhe më shumë. Jam dhunuar në çdo pjesë të trupit. Kemi qëndruar mbi 25 minuta duke ushtruar dhunë dhe presion psikologjik.

Më pas kanë fshirë videot nga telefonat tanë. Madje edhe gjëra personale. Pasi të shkoni në komisariat jeni të vdekur. Na kanë thënë efektivë të RENEA, Gardës dhe punonjës politikë të bashkisë’, ka rrëfyer për SYRI.net studenti i dhunuar.

‘Në komisariat na kanë shoqëruar efektivë të Shqiponjas duke na prangosur në mënyrë barbare. Na thanë: Nuk u bëre ti që të rrëzosh qeverinë dhe pushtetin tonë që mezi e kemi marrë. Unë i thashë që qeveria nuk është e jotja por e gjithë e shqiptarëve’.

‘Më thanë tirans plehër. Më pas filluan grushta pas shpine. Kemi qëndruar përreth 7 orë. Jam marrë në pyetje 4 orë dhe nuk më ofruan ndihmë edhe pse isha i gjakosur’, u shpreh studenti për gazetarin Ermal Rizaj në SYRI.net.

Pas ngjarjes i riu i është drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të bërë denoncim, por asnjë efektiv nuk e ka marrë përsipër duke u justifikuar me fjalët "të vijë shteti".

Almeta ka shtuar se do të marrë pjesë në çdo aktivitet të kryetarit të bashkisë së Tiranës duke shtuar se nuk i trembet askujt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz18/03/2019 17:20

Sa shum e paska ul nivelin policia e Lesh Leshit! Te merret Renea me qytetaret qe protestojne kunder surrat uturakut te bashkis!? Nuk ka polici bashkiake, apo ky bythqi i bashkis do trup speciale per ta rujt. Mendoj se disa çuna te Reneas duhet ti bojn hyzmet Ajoles. Saper ate qe te kan sha si tironc, mos u merzit mer çun, kapterrin ene policin e kan bo gjithmon katnaret e spiunet pri Tepelene e pri Vlone. Sa tjen morrat e kuq npushtet, tironcat kan me dal teper e katnaret truma truma ti main er gamorit ke suma.

Daj Jaku18/03/2019 17:15

Po ja bëni gropën vehtes o shëebëtorët e krimit.

t18/03/2019 17:07

Shteti po tregon vetem dhune,kurse luli ben shetitje me protestuesit

Shto koment

Denonco