Skandali/ Rama nis ndërtimin e 2 hidrocentraleve të tjera, ja vendi

Skandali/ Rama nis ndërtimin e 2 hidrocentraleve të tjera, ja vendi

16:13, 18/03/2019
A+ Aa A-

Para një viti Ministri i Mjedisit dhe Turizmit anulloi lejen për shfrytëzimin e pyjeve. Kjo atëherë bëri shumë jehonë pasi u mendua se si po kundërshtonte Ramën.

Tani u zbulua arsyeja e vërtetë se pse ai ka anulluar këtë leje. Anullimi u bë për të dhënë leje për ndërtimin e 2 hidrocentraleve.

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, i ka kërkuar Bashkisë Bulqizë, transferimin e pronësisë së fondit pyjor-kullosor në fshatin Koçaj dhe Dragu, të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, me vendim të Këshillit Bashkiak, për ndjekjen e procedurave për heqjen si pronë në varsi të bashkisë dhe kalimin në pronësi të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, për t'i hapur rrugë dhënies së lejes mjedisore për ndërtimin e dy heceve në këtë zonë.

Një hap i tillë po merret në mungesë të plotë transparence për banorët e zonës. Leja për ndërtimin e dy heceve do të çojë në shkatërrimin e një mrekullie natyrore si pyjet në këtë zonë dhe rrjedhat ujore si pjesë e masivit pyjor "Sheshe Bulqizë". Pas pyjeve, mafia e ujit dhe shkatërrimit të natyrës është në aksion.

 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco