VIDEO/ Dhunimi policor i xhamisë së Namazgjasë, Hysa: Akt i paligjshëm, nuk jemi në luftë

VIDEO/ Dhunimi policor i xhamisë së Namazgjasë, Hysa: Akt i paligjshëm, nuk jemi në luftë

16:08, 18/03/2019
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI.net, sekretari i Forumit Mysliman, Roald Hysa ka komentuar situatën e nderë me xhaminë e madhe të Namazgjasë, e cila në dy protestat e fundit të opozitës është përdorur nga policia në mënyrë arbitrare.

Sipas tij, ky është një akt i paligjshëm dhe që dhunon hapur objektin e kultit.

'Të gjesh të filmohesh nga njerëz, qoftë edhe me snajpera nga minaret e xhamisë. Ne kemi edhe një shembull të keq me xhaminë e Ethem Beut, i cili u mbyll me një telefonatë. Pra vërejmë një farë paligjshmërie në këtë drejtim.

Nga ana ligjore, ne kemi marrë ankesa nga shumë njerezë pse duhet të jenë aty? Nuk është gjendje e jashtëzakonshme lufte. Edhe sipas juristëve, kemi marrëveshje mes shtetit dhe KMSH, që duhet të respektohen objektet e njohura nga KMSH.

Ose KMSH nuk ka blërë të ditur ndonjë gjë. Hera e tretë që Forumi reagon dhe nuk kemi asnjë përgjigje nga asnjë instancë. Kjo është shumë shqetësuese për ne. Abuzohet në këtë drejtim', u shpreh Hysa.

I pyetur nga gazetari Alen Xhelili nëse ka raste të ngjashme në Europe, Roald Hysa u përgjigj:

'Vendet evropiane, pa patur ndonjë letër, nuk mund të kalojnë as pragun. Ky shtet nuk njeh urdhrat verbalë. Jo vetëm në një xhami që është vend i shtenjtë, por edhe në një shtëpi nuk mund të hyjë.

Nuk ka qenë gjendje e jashtëzakonshme që ata të hyjnë aty. KMSH gjendet në pozitë të vështirë me shtetin. Jozyrtarisht kanë deklaruar se ai është një godinë në ndërtim dhe i kanë kaluar topin fimës së ndërtimit'.

Efektivë policie në minaret e xhamisë gjatë protestës së 16 Marsit:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz18/03/2019 17:29

KMSH ja duhet te reagoje urgjentisht dhe te mos lejoje te perdhosen objektet e kultit nga bijt e atyre kelyshave te kuq, qe para 52 vjetesh i rrafshuan me token keto objekte te kultit.

Emgrant18/03/2019 17:06

Pre nuk shkojne dot te kisha e Janullatos. Çfare ka mbetur pa u dhunuar e Shqiperi. Çou popull kinder qelbesires

Shto koment

Denonco