'Ndaj më quajnë Tualet, se e bëj dhe e ha vet'-Iriqi bisedon me Taulant Ballën

'Ndaj më quajnë Tualet, se e bëj dhe e ha vet'-Iriqi bisedon me Taulant Ballën

14:00, 18/03/2019
A+ Aa A-

Iriqi: - Këtë javë keni Kongresin. Ç’të reja do ketë?

Balla:- Mbase ndonjë kollare të Ramës ose ndonjë palë benevreke të çuditshme. Të tjerat dihen. Do nisë fjalën Edi. Do pysë sallën, si jeni,o shokë? Duartrokitje nja 20 minuta. Pastaj do thotë, kaq kisha. Prapë duartrokitje 20 minuta. Më tej një orë pushim.

Iriqi: - Do flasë dhe Nano?

Balla: - Do lexojë, jo do flasë. Ia ka bërë gati Fuga. Veç një faqe se nuk kam durim, ka lënë porosi. Ka fjalim madhështor. Asnjeri s’do e kuptojë e në fund mbyllja, unë jam Fatos Pijetari, prapa më rri Honorari.

Iriqi: - Do ketë tre seksione. Cilat janë?

Balla:- Një do jetë seksioni i përlarjes së votave. Do ndryshojmë strategji. Nuk do blemë vota se na doli boja. Do blemë kandidatin kundërshtar. Javën e fundit ai do tërhiqet dhe ja, na ngeli në dorë bashkia. Seksioni i dytë është i PPP-ve. Do jenë Vilma, Kastrati and CO. Atje do ndahen zonat e pagesave. Sipas televizioneve, këngëtarëve, gazetarëve. Ndërsa seksioni i tretë është i shpifjeve. Këtë e kryesoj unë.

Iriqi: - Me se do merret seksioni tënd?

Balla:- Po ja. Kapet dikush me drogë. Ne e falim, i japim drogën që i morëm vetëm ai të thotë që është kushëri i Bashës. Këtë shpifje e çojmë në tv, gazeta, portale dhe e themi, e rithemi aq shumë sa quhet 120% e vërtetë.

Iriqi: - Te ky seksion do jetë dhe lajmi për Shkëlzenin?

Balla:- Zenin e kam porosi nga Rama. Mos iu ndaj, më thotë. E vëzhgoj edhe kush i thotë mirëmëngjes në rrugë. Kam humbur plot gjyqe me të, por e kam porosi. Dhe gjyqi në Amerikë nuk kishte lidhje me Gërdecin, por e lidha unë. Bile Rama më tha që përhape urgjent që gjyqi në Florida akuzoi dhe opozitën shqiptare që dogji mandatet.

Iriqi: - Po pse ta lanë ty kryesimin e seksionit të shpifjes?

Balla: - Se e kam pasion shërbimin ndaj liderit. Nuk pyes për rregulla e ligje. Dhe Tualet e di pse më quajnë?

Iriqi: - Pse?

Balla: - Më thonë Tualet nga që e bëj dhe e ha vet. Ika se kaloi gjysëm ore pa shpifur e nuk ndjehem mirë. Sikur po më kruhet gjuha...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Think tank18/03/2019 18:08

Ky Tualeti i Ramës më ngjan me qentë që hidhen e përhidhen tek kazanët e plehrave për të kërkuar ushqim. Ai ndihmon rilindasin e madh, sepse i duhen për të pasuruar fjalorin me kazanë, kur flet për armiq të brendshëm dhe të jashtëm, veçanërisht, për rrezikun ruso - sovjetik, në vend të atij anglo - amerikan, që kishte problem Qoftëlargu. Vetëm Spiropali konkuron me të. Të tjerët e hanë bukën kot e haram e paçin!

Tualet Palla18/03/2019 15:40

Ketij koke lopates nuk i ha gjuha, por i ha bytha....

Gramoz18/03/2019 15:37

Tualeti nari nga librazhdi, gojorja dhe shurrtorja me pages e edvin bajges, soji i gopit te gjere komunist, me babin qe i ruan varrin enver dylberit, dhe motren mesimore seksi per gjith katunin e librazhdit.

Shto koment

Denonco