Dalin detaje nga mbledhja e kryesisë së PS-së, Rama thërret në ndihmë Fatos Nanon!

Dalin detaje nga mbledhja e kryesisë së PS-së, Rama thërret në ndihmë Fatos Nanon!

11:54, 18/03/2019
A+ Aa A-

Kanë dalë informacionet e para nga mbledhja e Kryesia e Partisë Socialiste, e cila vazhdon që të zhvillohet që nga ora 9.00 e mëngjesit të sotëm. Pasi është vendosur zyrtarisht që Kongresi i PS-së të zhvillohet më datë 23 Mars ora 10.00 në Pallatin e Kongreseve është diskutuar, edhe për strategjinë se si do të dilet nga situata ku është futur mazhoranca pas aksioneve politike dhe qytetarë radikale të opozitës.

 Mësohet se aktiviteti i kongresit, do të jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme. Hapja do të bëhet me fjalimin e  Edi Ramës dhe më pas do të shpallet lista e këshilltarëve bashkiakë vetëm për Tiranën. Në kongres pritet të bëhet prezantimi, edhe i disa kandidatëve si modele të suksesshme të qeverisjes lokale të PS-së, por nuk do ketë miratim të një liste të plotë kandidatësh pasi ende nuk ka një vendim të qartë nëse do të zhvillohen apo jo zgjedhjet lokale nëse opozita merr vendimin që të mos garojë siç edhe ka paralajmëruar. Në program janë futur edhe  fjalime nga disa prej ministrave dhe disa nga kryebashkiakët në vend të cilot do të rikonfirmohen.

Por ajo që ka shkaktuar “habi” te disa anëtarë të kryesisë, ka qenë propozimi i Edi Ramës, që në këtë kongres të ftohet edhe ish lideri historik i PS-së Fatos Nano dhe figura të tjera historike të partisë, të cilat nga vetë Rama janë larguar me përdhunë nga partia, që drejton në mënyrë autoritare.

Që nga koha kur opozita parlamentare dorëzoi mandatet dhe u bashkua në protesta me qytetarët, Edi Rama, në asnjë rast nuk e ka artikuluar më fjalën “Rilindje”, por i është rikthyer si “komardare shpëtimi”, Partisë Socialiste. Duke e kuptuar se përveç opozitës dhe shumicës së qytetarëve ai ka krijuar zhgënjim dhe mllef të madh edhe brenda radhëve të socialistëve të thjeshtë dhe të ndershëm, ftesa për Fatos Nanon dhe senatorët e tjerë të PS-së, ngjan me një përpëlitje mashtruese për të dalë edhe një herë nga çarku ku është futur vetë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Valamare18/03/2019 16:26

Le te shkojne senatoret dhe ti peshtyje e percmoje Rama si di vete. Une besoj se socialistet e ndershem dhe idealiste nuk do ti afrohen Kongresit te Rames-drogaxhiut, Vali Bizhges-hajdutes, Fuges-bq, Belinda Ballukut-bundres, Cucit-kujdestarit te Delines, Cakes- injorantit e te tjere, e te tjere.

Fred18/03/2019 15:31

Rama kokërr legeni por s'bie më poshtë edhe lideri i përmjerrë bixhozgji deledash..Fuck!

lali18/03/2019 13:59

Ja ka detyrim ti pergjigjet ne dite te veshtira e te keqija per karrigen, sepse leket i mori kur ja SHITI partine ketij te papergjegjshmit dhe jo pak, por ne kurriz te elites se PS. Sot ose duhet ti ktheje leket qe i mori ose duhet ti lepije duart qe ja dha.... dhe kjo ne kurriz te atyre qe e ndihmuan kur doli nga burgu si hajdut i pelikanit...... Te tjerat i di gjithe elita e PS se ndershme, perjashtimisht nga kryekrimineli Gramoz Ruci qe ka ngrene nga te gjithe perfshire edhe shokun Sali

lushingabarbullushi18/03/2019 12:24

Nese Tosi i afrohet kryemashtruesit ka bere pazare per nje dore te mire...

Shto koment

Denonco