Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Shkelzen Berisha: Efraim Diveroli pranoi se ka genjyer

Shkelzen Berisha: Efraim Diveroli pranoi se ka genjyer

09:42, 18/03/2019
A+ Aa A-

Juristi Shkelzen Berisha ka shpjeguar nëpërmjet një postimi në faqen e tij në facebook gjithçka lidhur me nje beteje ligjore ne SHBA qe vazhdon.

Ja postimi i plotë i Shkelzen Berishës

Dy fjalë për një betejë ligjore që VAZHDON

Siç mund të jeni në dijeni, ne vitin 2017 unë ngrita padi në Shtetet e Bashkuara te Amerikës kundër Efraim Diverolit dhe dy punonjësve të tjerë të AEY, Alexandër Podrizki dhe David Packouz, për dëme të shkaktuara nga deklaratat e genjeshterta në lidhje me mua, në mënyrë që të mbështetnin skemën e tyre kriminale për të mashtruar qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Si pjesë e kësaj çeshtje gjyqësore, unë gjithashtu padita Guy Lawson dhe botuesit e librit të Laëson “Qentë e Luftës” (apo “Armët dhe Çunat”) për publikimin e papërgjegjshëm të genjeshtrave të z. Diveroli dhe bashkëpunëtorëve të tij. Me botimin e këtij libri, z. Lawson nuk arriti të përmbushe as standartet më minimale të gazetarisë. Ai qëllimisht shmangu intervista me mua dhe njerëz të tjerë që kundërshtonin genjeshtrat e Diverolit. Ai vendosi të bazohej në deklaratat e pabazuara të një grupi mashtruesish kronikë dhe kriminelëve të denuar, të cilët Lawson i pagoi për variantet e tyre të ngjarjes.

Për të gjithë ata që kanë rënë pre e makinerisë së shpifjes politike, me duhet të qartësoj se, as paditë e për rrjedhojë as vendimi i gjykatës nuk kanë asnjë lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Por vetëm me shpifjet që përsonat e lartpërmendur kanë tjerrur ndër vite në media të ndryshme ndaj përsonit tim për gjoja lidhje dhe ndikim në aktivtetin e AEY.

Gjithsesi, gjatë procesit gjyqësor, z. Diveroli deklaroi para gjykatës, nën betim se historia e përfshirjes time me AEY ishte një trillim nga fillimi deri në fund. Në mënyrë më specifike, z. Diveroli pranoi që:

1. Unë nuk jam përfshire me AEY në asnjë lloj aspekti apo mënyre;
2. Unë nuk kam qenë kurrë në një takim me Diverolin ose me ndonjë përfaqësues tjetër të AEY; dhe
3. Diveroli e trilloi këtë histori për ti bërë presion Kosta Trebickës që të mos fliste për skemën mashtruese të AEY.

Por të vertetat që dolën nga kjo çeshtje nuk mbarojnë këtu. Dokumente të marra nga arkivat e z. Lawson deshmojnë se që në vitin 2012, shumë kohë para se ai të mbaronte hulumtimin e tij gazetaresk (nëse mund të quhet I tillë), z. Lawson kishte vendosur siç shprehej dhe vetë të “rrëzonte Kryeministrin e Shqipërisë”.Një pjesë tepër e rëndësishme e këtij plani ishte publikimi i këtyre genjeshtrave për të më demtuar mua. Me këtë qëllim, ai trilloi citime, burime dhe histori të ndryshme në lidhje me mua.

Evidentimi i këtyre të vërtetave të pamohueshme (në mes shumë të tjerave) nëpërmjet zbulimit të provave dhe fakteve në këtë process gjyqësor ka qenë një fitore shumë e madhe morale për mua, veçanërisht pas gjithë këtyre viteve të mbushura me shpifje dhe genjeshtra në lidhje me mua dhe AEY.

Gjykata e shkallës së parë vendosi që z. Laëson dhe botuesit e tij nuk duhet të mbajnë përgjegjësi për publikimin e genjeshtrave ndaj meqë unë jam djali i një politikani të njohur, dhe për pasojë person publik.

Më duhet të theksoj fort se ndryshe nga çfarë është shkruar deri tani nga disa media (me qëllim shpifjen), gjykata nuk bëri asnjë lloj përcaktimi nëse deklaratat e z. Lawson ishin të vërteta apo jo. Gjykata thjesht vendosi që bazuar në interpretimin e saj të ligjit amerikan për mediat, z. Laëson nuk veproi me nivelin me të lartë të keqdashjes kur publikoi në mënyrë të papërgjegjshme deklarata të genjeshterta në lidhje më mua.

Sidoqoftë avokatet e mi në vlerësimin e tyre profesional mendojnë që vendimi i gjykatës për të mos lejuar që z Lawson të gjykohet nga një juri është thellësisht i gabuar.

Fatmirësisht, vendimi i kësaj gjykate nuk është një vendim final. Në momentin e lëshimit të kësaj deklarate ky vendim është apeluar në Gjykaten e Apelit për Qarkun e 11 dhe beteja ligjore vazhdon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gjithqyshbre18/03/2019 13:46

je cuni i spiunit saliramsheqerevicidolberisha , a e dgjove spartak brahon

Shto koment

Denonco