Al Jazeera për situatën në Shqipëri/ Qeveri e bërë njësh me krimin, korrupsion e të rinj që largohen

Al Jazeera për situatën në Shqipëri/ Qeveri e bërë njësh me krimin, korrupsion e të rinj që largohen

19:09, 17/03/2019
A+ Aa A-

Pas Euronews, Washington Post, RFI, VOA, Washington Post etj, edhe rrjeti ndërkombëtar i lajmeve Al Jazeera i ka dhënë hapësirë protestave të opozitës në Shqipëri.

Sipas asaj që shkruan media aziatike, opozita shqiptare proteston kundër qeverisë së korruptuar dhe të kapur nga trafikantët e drogës.

"Opozita shqiptare ka mbajtur protestën e saj më të fundit kundër asaj që ajo e quan sistemi i korruptuar politik. Ajo kërkon zgjedhje të parakohshme, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe që trafiku i drogës të ndalë kontrollin mbi qeverinë, shkruan rrjeti ndërkombëtar i lajmeve Al Jazeera.

Muajin e shkuar, opozita shqiptare dogji mandatet dhe doli nga parlamenti, shprehet reporteri i “Al Jazeera”, John Psaropoulos.

Psaropoulos, i cili ka ndjekur nga zhvillimet më të fundit në Tiranë, ka zhvilluar edhe një intervistë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 Basha, në intervistën e tij, ndër të tjera shprehet se, “qeveria e lidhur me botën e krimit ka aq para sa të kontrollojë edhe zgjedhjet elektorale”.

kreu i opozitës shton duke theksuar se, qeveria kontrollon gjithçka, pushtetin, ekonominë, policinë, sistemin gjyqësor etj.

“Është bërë e mundur që njerëzit e krimit të organizuar të jenë pjesë e Parlamentit shqiptar dhe kryetarë bashkish. Shteti është i kapur nga krimi i organizuar”, thekson Basha në intervistën e tij.

Në reportazhin e tij nga Tirana, gazetari i Al Jazeera shprehet ndër të tjera se mijëra të rinj shqiptarë detyrohen të lenë vendin çdo vit për të kërkuar punë në vende të tjera.

“Cila do të jetë e ardhmja e Shqipërisë? Kjo është një pyetje në mendjet e njerëzve duke parë që procesi politik po ecën në ujëra të paqarta”, shprehet Al Jazeera në reportazhin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco