Unaza në protestë/ ‘Po ule kokën të quajnë qytetar, në të kundërt të bëjnë shpellar’

Unaza në protestë/ ‘Po ule kokën të quajnë qytetar, në të kundërt të bëjnë shpellar’

18:26, 17/03/2019
A+ Aa A-

Banorët e Unazës së Re kanë vijuar sërish sot protestën e tyre kundër prishjes së shtëpive dhe pronave.

Qindra prej tyre ishin mbledhur sic do ditë në një nga protestat më maratonë në historinë e vendit.

Ata deklaruan se pronat do ti mbrojnë deri në fund.

Një prej protestusve theksoi se për qeveritarët e sotëm, “ata që ulin kokën janë qytetarë, kurse ata që nuk e ulin kokën i qiajnë shpellarë.  

“Këta nuk marrin të pandehur Gjiknurin dhe Qendron por mbajnë një student të shkëlqyer si Danieli.

Nga kjo qeveri mos prisni drejtësi, pasi ajo dhunon të pambrojturit.

Ne duhet të jemi të bashkuara në protestën tonë dhe pronat tona do ti mbrojmë ashtu siç dimë ne.

Kush ul kokën të thonë je qytetar, dhe kush nuk ul kokën të thonë je shpellar.

Ne jemi autoktonë, shqiptarë, kurse ti Edi Rama je zuzar, që nuk ke të ngopur duke vjedhur gjithë Shqipërinë.

Po nuk u largove vetë, fundi jot do të jetë shumë i tmerrshëm.”

Nga ana tjetër, deputeti Klevis Balliu, e konsideroi protestën e djeshmë si më të madhen e historisë së këtij vendi.

Sipas burimeve, Edi Rama ka shkuar në spital. Nëse është e vërtetë i uroj shërim të shpejtë pasi në fund të fundit jemi njerëz e qytetarë dhe nuk i urojmë të keqen.

Por, tha Balliu, Rama ti hape rrugë zgjidhjes politike, pasi ai nuk e ka mundësinë fizike e as politike për të qëndruar në krye të qeverisë.

Balliu e cilësoi ai akt barbar e criminal hedhjen e gazit ndaj qytetarëve. Balliu denoncoi dhunën e ushtruar dhe theksoi se “ne nuk do ta tolerojmë një gjë të tillë”.

Kemi 5 muaj këtu, boll kemi pritur e duruar. Duhet tu kthehet përgjigje këtyre qytetarëve ndryshe protesta do të përshkallëzohet.

Balliu tha se në rast se deri tani rruga është bllokuar 1 orë në ditë, ditët në vazhdim, nëse nuk vjen përgjigje, do të zgjatet deri në 24 orë në ditë.

Protestuesit do tu mjaftonin vetëm 60 sekonda për të marrë parlamentin, por qytetarët tanë janë kundër dhunës, dhe duan vetëm zgjedhje politike.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco