Skandal në Rinas, flamuri kinez të del përpara sapo zbret nga avioni, sfidë e hapur BE dhe SHBA

Skandal në Rinas, flamuri kinez të del përpara sapo zbret nga avioni, sfidë e hapur BE dhe SHBA

17:43, 17/03/2019
A+ Aa A-

Flamuri kinez është prezantimi i parë që një shqiptar apo i huaj ka me vendin tonë sapo zbret në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Skandali është denoncuar nga ish-deputeti demokrat Tritan Shehu i cili ka publikuar edhe fotot e marra sot nga aeroporti i Rinasit.

Në një reagim në facebook, Tritan Shehu thekson se “të valëvitet flamuri kinez në pozicionin më prezantues të Shqipërisë, është një mesazh  sfide dhe arrogance ndaj Brukselit dhe Uashingtonit.

Ja postimi i Shehut

“Me kokefortesi po cenohet sovraniteti e imazhi i yne kombetar, perspektiva e jone europiane, sikur te ishim nje “Republike Bananesh”. Vazhdojne te valviten flamujt gjigand kineze ne pozicionin me prezantues te Shqiperise, aty ku paraqitet sovraniteti e “fytyra” e jone, ne hyrje- dalje te Rinasit.

Pra ky nuk eshte thiesht nje “lapsus”, por eshte nje strategji e qarte Rilindase,qe cenon sovranitetin, interesat tona kombetare, te ardhmen tone perendimore. Eshte edhe nje mesazh sfide dhe arrogance ndaj Brukselit e Ëashingtonit, kerkesave e politikave te tyre strategjike.

Eshte nje kundervenie ndaj partnereve tane te rendesishem, duke filluar nga  Gjermania. Aty ku duhet te valviteshin vetem flamuri i yne kombetar me ate te BE, rregull absolut ky jo thjesht dinjiteti, qendron si ne kohen e Enver-Maos flamuri kinez, gje qe ka ngjallur habi dhe indinjate edhe te partneret tane.

“Shtetaret”, deputetet, drejtuesit e Ministrise se Jashtme, te Transpoteve, te Protokollit te Shtetit e institucioneve te tjera pergjegjese qe heshtin, a nuk e shikojne kete palacollek, apo kalojne vetem nga VIP-i!? Fotot jane te sotme.”, shkruan  Shehu.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    besnik17/03/2019 17:56

    edhe ne evrope nje ndermarje e huaj mban flamurin e shtetit te saj,mos ja fut kot.

    Shto koment

    Denonco