VIDEO-FOTO/ Protesta e heshtur e fëmijëve dhe të rinjve kundër gazit lotësjellës

VIDEO-FOTO/ Protesta e heshtur e fëmijëve dhe të rinjve kundër gazit lotësjellës

15:24, 17/03/2019
A+ Aa A-

Vajza e vogël, e goditur dje në protestë me gaz lotsjellës, është bërë simboli i një proteste të heshtur të disa të rinjve dhe fëmijëve kundër sjelljes mizore dhe kriminale të policisë me qytetarët.

Fëmijët mbajtën kundërgaz në fytyrë gjatë marshimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit deri tek Ministria e Brendshme.

Ndërsa vajzat e reja që i shoqëronin, kishin stampuar në bluza portretin e vajzës së goditur me gaz lotsjellës, me mbishkrimin ‘Rama si Asad. Mos i helmo fëmijët’.

Protesta e heshtur e fëmijëve u mbyll para Ministrisë së Brendshme, institucionit përgjegjës për përdorimin e lëndës helmuese kundër protestave qytetare.

Fëmijët lanë aty kundragazët për t’i treguar qeverisë se në një vend normal protestuesit paqësorë, gratë dhe fëmijët nuk sulmohen me helme kimike.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Krist17/03/2019 15:45

    Demostrimi i femijeve,me maska antigaze,eshte vete demokracia,por me keta rilindas,qe na kane ozurpuar,,gabimisht duket si artificiale."Derri don plumb"-thote populli.

    Shto koment

    Denonco