VIDEO/ Basha i përgjigjet Ramës: Nuk ka procedim që i ndal qytetarët dhe PD-në

VIDEO/ Basha i përgjigjet Ramës: Nuk ka procedim që i ndal qytetarët dhe PD-në

13:40, 17/03/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimeve dhe procedimeve që ka bërë policia në lidhje me protestën e djeshme të qytetarëve.

Basha shkruan se nuk ka procedim që ndal PD-në dhe qytetarët për të përmbushur misionin që Shqipëria të bëhet si e gjithë Europa.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit.

Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë!

Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë!

Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur! #shqiperiasieuropa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz17/03/2019 15:10

Gjenelesh Lesh leshi dhe edvin bajga, kan nxjerre llumin rrugeve medemek police civile, mos provokoni popullin o mbeturina toksike se nuk pjerdh populli per zagaret e zorraxhinjt qe leshoni ju rrugeve, perndryshe populli do ju çaje dylekshin juve dhe shkerdhatave civile medemek police.

Shto koment

Denonco