Policia filmon protestën nga xhamia, Shehu: Institucionet e kultit janë të paprekshme

Policia filmon protestën nga xhamia, Shehu: Institucionet e kultit janë të paprekshme

13:19, 17/03/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka publikuar disa pamje të efektivëve të policisë të cilit ishin fshehur në minaren e Xhamisë së Madhe, dhe ku shkrepën foto nga protesta e opozitës.

Shehu shkruan se ndryshe nga herët e tjera nuk u panë në këtë institucion kulti një grup i tërë policësh, por sërish kanë qenë ata që ai i quan “hijet e errëta”.

Ish deputeti thekson më tej se institucionet e kultit janë të paprekshme dhe se përgjegjësit duhet të reagojnë.

Ja postimi i tij i plotë:

Çfaqja edhe gjatë protestës së djeshme në Minarenë e Xhamisë e “hijeve të errëta”, me instrumenta së paku vazhgimi, kërkon një sqarim publik.
Vërtet këtë herë nuk u panë përsëri grupe të tëra të forcave të rendit mbi Xhami me pajisje speciale, por përsëri....

Institucionet e kultit janë të pa prekeshme e shumë të respektuara, edhe prej pozicionit të tyre mbi të gjithë.
Kjo nuk duhet cënuar në asnjë mënyrë.
Përgjegjesit duhet të reagojnë!

Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco