Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Ipeshkvi Gjergj Meta del në protestë kundër vendimeve të qeverisë

VIDEO/ Ipeshkvi Gjergj Meta del në protestë kundër vendimeve të qeverisë

13:02, 17/03/2019
A+ Aa A-

Banoret e Kurbnit Njesia Selitë në Mirditë kanë dalë në protestë  kunder ndërtimit të  dy HEC-ve mbi lumin e urakës.

Banorët  kërkojnë shfuqizimin e koncensioneve pasi ndërtimi i HEC-ve dëmton rëndë këtë perle te natyrës.

Banoret shprehen te vendosur në rezistencën e tyre për të penguar ndertimin e HEC-ve në këtë zonë. Në mbeshtetje të banorëve është edhe ipeshkevi i Mirditës monsinjor Gjergj Meta.

Jo HEC-eve mbi Urakë!

“Nesër, për shkak të meshëve në Bukmirë e Katedralen e Rrëshenit, nuk mund të jem në mbështetje të banorëve të Selitës në protestën e tyre kundër ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Urakë.

Por shpirtërisht dhe me gjithë zemrën time jam aty me ta. Zoti na ka dhanë natyrën, lumenjtë e detet, nuk mund dhe nuk duhet t’i përçudnojmë.

I bëj thirrje shtetit që të mos lejojë të përsëriten gabimet që janë bërë mbi Fan apo në Valbonë a kudo tjetër.

Zëri i komunitetit selitas që jeton aty me shekuj duhet të dëgjohet. Unë jam me ta e do të jem gjithmonë në mënyrë që Uraka e bukur të mbetet sikurse e ka bërë Zoti”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco