Atentat te liqeni, ish-i përndjekuri: E vrau ish-Sigurimi, pasi ishte dëshmitar në gjyq

Atentat te liqeni, ish-i përndjekuri: E vrau ish-Sigurimi, pasi ishte dëshmitar në gjyq

12:59, 17/03/2019
A+ Aa A-

Nga Maks Rakipaj

Në një atentat tipik mafiozo-sigurims, dy veta të maskuar, me një motoçikletë, vranë dje ish të burgosurin politik Haxhi Baxhinozi.

‘...Haxhi Baxhinozi ishte dëshmitar kyç në procesin gjyqësor për krime kundër njerizimit, që ne po përpiqemi te zhvillojmë në Gjermani, ndaj ish drejtorit famëkeq të burgut komunist te Qafe Barit, Edmond Caja.

Baçinozi ishte një antikomunist i vendosur dhe një nga aktivistet e nderuar të shoqatës sonë.

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe miqve të Haxhiut dhe e konsideron vdekjen e tij tragjike një humbje të madhe për te gjithë ne.’

Kjo qe një pjesë nga njoftimi zyrtar i Shoqatës Antikomuniste së të Përndjekurve Politike të Shqipërisë:

I bëj thirrje asaj Shoqate Antikomuniste, kryetarit të saj Nebil Çika, të bëjë lëvizjet e duhura ligjore me qëllim mbrojtjen e jetës së njerëzve tanë.

I ndjeri Haxhi nuk qe i vetmi dëshmitar në gjyqin kundër kriminelit Caja. Vrasësit janë ende të lirë. Do të arrestohen? Do të dënohen? Do të na thonë sërish ‘boll më, se na mërzitët me këto përrallat me sigurim për vuajtjet tuaja?

Njerëzit e ish sigurimit famëkeq janë në pushtet, në Kuvend, në kryesitë e partive tona politike. Lamtumirë miku ynë Haxhi Baxhinozi, të qoftë dheu i lehtë! Qofsh viktima e fundit e çakejve komunistë, që nuk u nginjën me gjakun tonë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Labi17/03/2019 16:42

Allahu e meshirofte dhe vuajtjet ne kete jete ja kompesofte me xhenet ne boten tjeter!!! Komunistet jane krijesa demoniake, pa fe dhe atdhe! Zoti i denofte ata

Shto koment

Denonco