Njeriu që bleu ilaçet e skaduara tek QSUT-ja, gradohet drejtoreshë nga Edi Rama

Njeriu që bleu ilaçet e skaduara tek QSUT-ja, gradohet drejtoreshë nga Edi Rama

12:34, 17/03/2019
A+ Aa A-

Prokuroria ka hapur hetim në lidhje me skandalin e blerjes së ilaçeve të skaduara në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, por kjo nuk do të thotë asgjë për Edi Ramën.

Ky i fundit ka vendosur që ish-drejtoreshën e Farmacisë në QSUT, Narvina Sinani, njeriu përgjegjës për blerjen e ilaçeve të skaduara ta emërojë si Drejtoreshë të Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësose.

Por Sinani njihet edhe si mikeshë e afërt e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sinani është nën procedim penal  nga prokuroria pas denoncimit të bërë nga KLSH-ja për abuzim me 8 milion euro barna të blera të skaduara dhe skadimin e atyre që ishin gjendje të magazinat e QSUT-së.

Burime konfidenciale nga KLSH-ja kanë bërë të ditur se gjatë një kontrolli tjetër të para 1 muaji kanë zbuluar një tjetër shkelje prej 5.2 milionë eurosh produkte spitalore te zhdukura.

Narvina Sinani mësohet gjithashtu se ka edhe një farmaci në Tiranë  që është e regjistruar në emër të nënës së saj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Konflikti interesit18/03/2019 07:42

Edhe vjerra e Narvines, ka qene dikure drejtoreshe e qkb pikerisht e atij pozicioni qe mban kjo sot. Dhe vjerra bashk me bashkeshortin e narvines kan depo farmaceutike te cilit kur kjo u be drejtoreshe i hoqi emrin te shoqit nga pronar i kesaj depoje qe mos te binte ne sy. Por qe eshte ne konflikt te hapur interesi me detyren qe kjo vajz mban aktualisht.

Gramoz17/03/2019 15:22

Ku ka prokurori ti kapi plerat e ripjerdhjes, kush katnarja kryeprokurore jashtqitja e narit ulsi manja, apo katnarja tjeter prela zorra e trash e edvin pederit.

Limoz17/03/2019 14:45

Personi qe e ka bere kete pune eshte Drejtori i qsut Enkelejd Joti malavita dhe jo ajo vajza qe shkruani ju

Iiu17/03/2019 14:17

Ku ndalet dot kopeja e uritur e ujqerve.Pastaj keta jane bere rrufepritesit e Rames dhe largojne vemendjen e njerezve nga megasksndalet e qeverise.Po mos shperdorohej pushteti dhe mos abuzohej prej tij nuk do vriteshin maskarenjte per kariget e tij.

Qytetar17/03/2019 13:35

Kjo sesht asgje...po bashkjetuesi i saj Enkelejd Collaku,qe 8shte drejtor rimbursimi ne drejtorin rajonale te Tiranes ne epoken e recetave efektive...me ca lekesh e beri restorantin e peshkut tek stadiumi afer kryqezimit te komuna e parisit...mbi 500 mije euro investim,apo grabiti fondet e shoqetes e romeve,apo ja dha shoku i tij i mire Blendi Klosi...

Shto koment

Denonco