Policia terror ndaj qytetarëve pse dolën në protestë, procedohet edhe Bardhi

Policia terror ndaj qytetarëve pse dolën në protestë, procedohet edhe Bardhi

10:27, 17/03/2019
A+ Aa A-

Policia nuk ndalet në procedimet ndaj protestuesve të 16 Marsit. Edhe gjatë ditës së sotme forcat e policisë kanë publikuar një listë me emra protestuesish të cilët do të hetohen pasi sipas policisë pasjan ushtruar dhunë mbi institucionet.

Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi Gazmend Bardhi thëtë policia, organizator i protestës së zhvilluar në 16 mars 2019.

Policia e Tiranës vijon të procedojë qytetarët të clët protestojnë kundër qeverisë. Për protestën e 16 marsit, policia e kryeqytetit bën me dije se ka proceduar 33 persona 

Ja njoftimi i plotë i policisë:

33 të proceduar per aktet e dhunës në protestën e 16 marsit para parlamentit

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 14 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozites Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim më datë 16.03.2019.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 11 persona te tjerë, ndërsa 7 shtetas janë shpallur në kërkim.

Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës së zhvilluar në 16 mars 2019.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla te ndaluara si të rrezikshme për jetën.

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”,  “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbatja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”, shtetasit:

K. R., 19 vjeç

G. B., 41 vjeç

E. B., 33 vjeç

A. S., 33 vjeç

P. D., 35 vjeç

F. Rr., 40 vjeç

E. B., 31 vjeç

D. B., 22 vjeç

E. B., 37 vjeç

J. S., 21 vjeç

Q. Gj., 24 vjeç

K. K., 19 vjeç

A. B., 33 vjeç

F. Z., 20 vjeç.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco