Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

‘Festimet me detyrim’ të qeverisë, Bozdo: U kthyem si në vitin 90 në mitingjet e PP pas hapjes së ambasadave

‘Festimet me detyrim’ të qeverisë, Bozdo: U kthyem si në vitin 90 në mitingjet e PP pas hapjes së ambasadave

22:55, 16/03/2019
A+ Aa A-

Zyrtari demokrat Eno Bozdo ka reaguar ndaj urdhrave të fundit të qeverisë për nxjerrjen me detyrim të nxënësve të shkollave dhe punonjësve të administratës në të ashtuqjturat festime për Ditën e Verës.

Bozdo thekson se nëpërmjet "festimeve të verës", do të "na mbushë mëndjen" se Shqipëria nuk është ajo që proteston, por ajo që jeton dhe punon e gëzuar në rendin e ri Rilindas! 

Ai shtoi se Nesër do te kthehemi mbrapsht ekzaktësisht 29 vite më parë, në mitingun e Partisë së Punës, ku shqiptarët e larguar në 2 korrik 1990 me ambasadat, u quajtën " agjentë" dhe "jashtëqitja e kombit:!

Ja postimi i plotë i Bozdos

Nesër, agjit-propi i Ramës nëpërmjet "festimeve të verës", do të "na mbushë mëndjen" se Shqipëria nuk është ajo që proteston, por ajo që jeton dhe punon e gëzuar në rendin e ri Rilindas! 

Me detyrim do të nxjerrin te gjithë shkollat e Tiranës, nxënës dhe mësues. Administratës i është kërkuar të dalë patjetër gjithashtu! 

Nesër protestuesit e sotëm do t'i quajnë "prishësh të imazhit", militantë politikë apo të paguar.  

Duke bërë kështu, nesër do të na servirin serinë më të shfipur të propagandës.

Nesër do te kthehemi mbrapsht ekzaktësisht 29 vite më parë, në mitingun e Partisë së Punës, ku shqiptarët e larguar në 2 korrik 1990 me ambasadat, u quajtën " agjentë" dhe "jashtëqitja e kombit:! 

Nesër edhe më skeptikët do të binden që Shqipëria është ekzaktësisht në të njëjtën situatë si në vitin 1990!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco