Dhuna e policisë/ Thirrja e Bashës: Mos i ktheni faqen horrave të shtetit kur ju godasin, por...

Dhuna e policisë/ Thirrja e Bashës: Mos i ktheni faqen horrave të shtetit kur ju godasin, por...

14:59, 16/03/2019
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së tij nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se pengesa e vetme e integrimit të Shqipërisë në BE është kryeministri Rama dhe qeveria e kriminalizuar.

Ai shtoi se, protestat do të vazhdojnë, ndërsa dënoi edhe dhunën e ushtruar nga policia, të cilën e quajti dhunë  paprovokuar.

"Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në çdo qytet, në çdo lagje, në çdo rrugë e çdo shtëpi të vendit tonë deri sa çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe qeverisjen nga kriminelët, derisa ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Pengesa e vetme është kjo qeveri kriminale. Ka 5 javë që nuk gjen vrimë miu të fshihet. Le ta bëjmë bashkimin tonë dhe protestën tonë të përditshme dhe të përnatshme, zjarr t’i digjet toka nën këmbë. Kjo është rruga jonë,. Rruga që do të çlirojë ekonominë shqiptare dhe që do të clirojë ëndrrat e prindërve shqiptarë për vogëlushët e tyre. Ditë për ditë e natë për natë, me protestë, me qëndresë, me përballje. Mos e ktheni mbrapsht faqen kur ju godasin horrat e shtetit por goditini mbrapsht. Kjo ka vetëm një fund fitoren e popullit, fitoren e demokracisë, fitoren e Shqipërisë si e gjithë Europa”, shtoi ai.

Siç u raportua edhe më herët, gazi lotsjellës i policië nuk kurseu as fëmijët dhe të moshuarit, ndërsa kanë qenë të shumtë qytetarët që kërkuan ndihmën mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco