'Dita e zgjimit kombëtar'/ Basha nga selia blu: E sotmja do të hyjë në histori si protesta më e madhe

'Dita e zgjimit kombëtar'/ Basha nga selia blu: E sotmja do të hyjë në histori si protesta më e madhe

14:35, 16/03/2019
A+ Aa A-

Në një prononcim nga selia e PD, kreu i saj Lulzim Basha është shprehur se, kjo e sotmja ishte protesta më e madhe që Tirana ka parë në historinë e saj.

Ai shtoi se, dhuna ndaj qytetarëve do të ketë përgjegjësit e saj që do të dalin para ligjit.

'E sotmja hyri në histori si dita e zgjimit kombëtar.

Si dita e bashkimit më të madh që bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe Tirana kanë njohur në historinë e saj dhe për këtë çdo shqiptar sot, çdo brez që vjen ju ka një borxh.

Misionarëve të demokracisë, misionarëv e të Shqipërisë si gjithë Europa.

Sot më në panik se kurrë kufoma politike e Ramës dhe klikës së tij shpërkallëzoi dhunën e paprovokuar të qytetarëve për ti shpërndarë e për ti larguar nga protesta. Por përgjigjen e mori nga populli', u shpreh Basha.

Sipas tij, nuk ka rrugë tjetër për të larguar qeverinë e kriminalizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 16/03/2019 15:57

Z.Basha Ju pe kerkoni te beni istor, apo te permbysni pushtetin e mafjes ?

Shto koment

Denonco