Gafa e qeverisë me sloganin për turizmin/ Daily Mail: Të kujton filmin me krim dhe prostitucion

Gafa e qeverisë me sloganin për turizmin/ Daily Mail: Të kujton filmin me krim dhe prostitucion

09:02, 16/03/2019
A+ Aa A-

Fushata e re për turizmin në Shqipëri, e publikuar së fundmi nga ministria e Turizmit, nën sloganin 'Rrëmbehu nga Shqipëria' duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja për kuptimin që mbart në vetvete.

Por pas mediave të shumta ndërkombëtar, siç ishte edhe amerikanja online 'Quartzy', e cila  e cilëson si jo të përshtatshëm sloganin dhe videon e publikuar në faqen zyrtare së kësaj ministrie, pasi sipas saj nuk është në favor të vendit të tërhiqet vëmendja duke përmendur trafikimin njerëzor, edhe prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull kësaj gjëje.

Në titullin 'Rrëmbeu nga Shqipëria': Shefat e turizmit të vendit zgjedhin një slogan që e lidh atë me filmin e Liam Neeson rreth trafikimit seksual”, Daily Mail ndër të tjera shkruan:

Është slogani i një bordi i turizmi që promovon vendin e tij duke iu referuar një filmi që flet për rrëmbime dhe trafik prostitucioni. Kjo është ajo që ka bërë Shqipëria me 'Be taken by Albania'.

Kjo lidhet me filmin e 2008 të Liam Neeson, 'Taken', i cili flet për shqiptarët, trafikun e prostitucionit, reputacinit kriminal dhe e fton aktori irlandezo-verior ta vizitojë atë.

Në kulturën popullore Shqipëria shihet si parajsa e grabitjeve, kriminaliteti dhe bandave.

'Ndërkohë ne e kuptojmë se perceptimi mund të sjellë filma të bukur. Taken është totalisht i pavërtetë. Në realitet, Shqipëria është një vend i bukur dhe i sigurtë për tu vizituar dhe jetuar', thonë nga bordi i turizmit.

Në një intervistë për 'The Guardian', aktori Neeson shpjegoi se si përdhunimi i një shoku, 40 vjet më parë, e kishte çuar në një moment çmendurie dhe ku kishte menduar edhe hakmarrjen kundër çdo personi të zi që kishte hasur atë natë.

Kjo, thotë ai, e kishte ndihmuar të luante edhe rolin e një njeriu hakmarrës për vrasjen e djalit të tij.

Bordi shqiptar i turizmit mund të shpresojë që shoqatat të bëjnë fushatën e tyre me aktorin e famshëm, duke shtuar se, "nuk ka publicitet i keq".

10 sloganet më të bukura të turizmit

Xhibuti - ‘Djibeauty’

Skocia - ‘A spirit of its own’

Maroku - ‘Much mor’

Kepi i Gjelbwr - ‘No stress’

Greqia - ‘All time classic’

Letonia - ‘Best enjoyed slowly’

Argjentina - ‘Beats to your rhythm’

Norvegjia - ‘Powered by nature’

Austria - ‘Arrive and revive’

Turqia - ‘Be our guest’

10 sloganet më të shëmtuara të turizmit

Hungaria - ‘Think Hungary more than expected’

Sllovakia - ‘Travel in Slovakia - good idea’

Lituania - ‘Real is beautiful’

Tunizia - ‘I feel like Tunisia’

Qiproja - ‘Cyprus in your heart’

Hondurasi - ‘Everything is here’

Ekuadori - ‘All you need is Ecuador’

Uruguaj - ‘Uruguay natural’

Katari - ‘Where dreams come to life’

Luksemburgu - ‘Live your unexpected Luxembourg’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco