Vasili i kundërvihet Ramës; 'Nuk ka thim pas, një psikopat po shkatërron Shqipërinë'

Vasili i kundërvihet Ramës; 'Nuk ka thim pas, një psikopat po shkatërron Shqipërinë'

22:16, 15/03/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i drejtoi Edi Ramës një mesazh të qartë duke i thënë nga Kamza se në këtë betejë të nisur nga opozita nuk ka kthim pas.

Duke e krahasuar me një derr të egër që u ka zënë rrugën shqiptarëve, Vasili u drejtoi një apel protestuesve, që secili të shkojë nesër në shesh për hallet e tij, për familjen e tij. 

‘E zënë atje me presh në dorë dhe thotë: Janë kazan thotë. Kush është kazani? Kazani është Amerika, Zëri i Amerikës, kushdo që i flet këtij është kazan. Ka një të keqe shumë të madhe kur bëhet edhe krimineli, edhe psikopati bashkë është ky lloj syneti që është këtu.

Prandaj e dini se për çfarë do të shkojmë atje nesër, më 16 mars? Shkojmë edhe për një gjë të madhe: Ju që të gjithë duhet të jeni nesër atje, sepse secili kur kthehet në shtëpi, burrë apo grua, në radhë të parë ata që mbajnë familjet në këmbë, i dhemb gjithmonë koka, sepse ka qindra halle që nuk i zgjidh dot, ka hallet e veta, hallet e fëmijëve, hallet e prindërve. Punë nuk ka.

Një psikopat që në vend që të hapë vende pune, po e shkatërron këtë vend dhe për t’i dhënë përgjigje të gjithë këtyre halleve, patjetër që duhet të jemi atje nesër, më 16. Sepse një derr i egër ka zënë rrugën dhe ne duhet të zhbllokojmë rrugën që të vazhdojmë të ecim drejt, nuk mund të rrimë më të na pengojë. Kjo është një betejë pa kthim pas.

Një gjysmë hapi po të bëjmë pas, bën përpara ky derri i egër dhe na e zë rrugën. Prandaj nuk ka asnjë hap pas. Secili është në atë shesh për veten e tij, për hallet e tij, për problemet e tij dhe në fund të fundit është për këtë vend që të gjithë e kemi të përbashkët, sepse në qoftë se ky vend nuk është i qetë, asnjë nga ne nuk është i qetë. Ju ja keni kthyer gjithmonë xhevapin ashtu sakllam siç e ka merituar, por nesër e do dyfish më të fortë. Ju presim nesër më 16.”, tha Vasili në takim me strukturat e LSI në Kamëz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco