Paloka tregon çdo të ndodhë nesër. 'nuk i kemi ftuar protestuesit për ballokume'

Paloka tregon çdo të ndodhë nesër. 'nuk i kemi ftuar protestuesit për ballokume'

21:59, 15/03/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka folur sonte në “Zonë e Lirë” edhe për protestën e nesërme të opozitës, duke theksuar edhe njëherë se axhenda e protestës është në duar të protestuesve

“Ne nuk kemi bërë asnjëherë thirrje për dhunë. Nesër qytetarët janë thirrur në protestë, por jo për të provuar ballokumet bajate. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. E vetmja zgjidhje është që të pranojnë zgjidhjen politike, të zgjedhjeve të parakohshme. Kudo që shkon Rama ka protesta. Nuk mund të jetë një situatë normale në këtë vend. Kam komunikuar edhe me diplomatë dhe më kanë thënë që ti e di që ne të parën kemi stabilitetin. Por kriza kërkon zgjidhje.”, tha Paloka.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco