Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Qeveria mbërthen Bordet e Universiteteve! Lorenc Vangjeli, këshilltarja e Ramës dhe ish-deputeti i PS, anëtarët e rinj

Qeveria mbërthen Bordet e Universiteteve! Lorenc Vangjeli, këshilltarja e Ramës dhe ish-deputeti i PS, anëtarët e rinj

19:49, 15/03/2019
A+ Aa A-

Ministria e Arsimit ka publikuar listën me anëtarët e rinj që ka emëruar në Bordet e Administrimit të universiteteve publike. Anëtarët e bordeve u shkarkuan gjatë protestës masive të studentëve, duke u bërë fajtorë nga kryeministri Edi Rama për situatën e rënduar në arsim.

Në listën e re janë përfshirë figura të njohura për publikun si analisti Lorenc Vangjeli, ish-deputeti i PS, Namik Kopliku, këshilltarja e kryeministrit, Odeta Barbullushi dhe pedagogu Oltjon Rrumbullaku. Këta janë vetëm disa nga personat që do të përfaqësojnë Ministrinë e Arsimit në Bordet e Universiteteve, në një kohë kur Qeveria ka dështuar të përmbush kërkesat e studentëve.

Ndërkohë, artisti Bujar Kapexhiu është zgjedhur përfaqësues i studentëve në bordin e Universitetit të Arteve dhe gazetari Marin Mema është zgjedhur përfaqësues i studentëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Mbetet për t’u parë sesa do të ndikojnë këto figura në rritjen e cilësisë në universitetet shqiptare, ndërkohë që ‘Pakti për Universitetin’ i prezantuar nga Rama mund të konsiderohet tashmë i dështuar, pasi nuk ka realizuar asgjë përveç ndërhyrjes në disa konvikte.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari15/03/2019 20:29

Po pse kot hante mut deri tani mender Lorenci!!!! Paguhet nga TVSH, paguhet nga Fevziu, tani do te paguhet edhe nga taksat tona, ndyresira i mutit! Tani na ka dale profesioni i ri Mender opinionist! Njeriu me i peshtire e ekraneve tona publike!!!

Labi15/03/2019 20:09

Po kjo perfaqesuesja e studentve ne Vlore eshte punonjese e Bashkise Vlore, e partise socialiste. Fallcitet i plote

Shto koment

Denonco