Kujtoi se shpëtoi, Rama pritet me protesta edhe në Kuçovë

Kujtoi se shpëtoi, Rama pritet me protesta edhe në Kuçovë

19:24, 15/03/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Rama, është pritur me protesta edhe në qytetin e Kuçovës, ku ka zbritur këtë pasdite për të inaguruar një shkollë si edhe rikonstruksionin e mjediseve të spitalit të qytetit.

Protestues të Opozitës e kanë pritur kryeministrin me thirrjet “Rama ik”.

Protesta është organizuar nga dega e PD-së në rrethrrotullimin e qytetit, pranë gjimnazit ku Rama do të kalojë për të shkuar në inagurimin e shkollës.

Tashmë është e njohur taktika e Ramës për t’ia mbathur sa herë në Tiranë ka protesta të opozitës. Kështu bëri më herët edhe në protestën e 16 shkurtit, ku i mbathi në Vlorë, më pas në protestën para parlamentit ku iku në Fier, kurse këtë herë ka zgjedhur Beratin për tu fshehur gjoja me pretekstin e takimeve me elektoratin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco