Profesor i njohur për Ramën: Diktatorët nuk kanë kohë të lexojnë, nesër do jem në protestë!

Profesor i njohur për Ramën: Diktatorët nuk kanë kohë të lexojnë, nesër do jem në protestë!

19:24, 15/03/2019
A+ Aa A-

Edmond Tupe ka folur për qëndresën e teatrit, protestën e studentëve por nuk pa përmendur edhe ngërçin politik të krijuar në vend.

Gjatë fjalës së tij, në një intervistë për Fax Newss, Tupe përmendi shpesh se nuk ishte fallxhor dhe as analist profesionist, mendimet e tij jepeshin si një analist amator.

I pyetur nga gazetarja për tryezën e rrumbullakët mes artistëve, kryesisht ata që i kanë bërë qëndresë rrezimit të Teatrit, dhe kreut të opozitës, Tupe është shprehur se gjithçka ka qënë larg politikës.

“Unë mendoj se Aleanca për Teatrin ka qënë e para që ka qëndruar jashtë politikës, në fillim nuk ishte fjala ishte Teatri. Kjo ngjarje i dha shkas vazhdimit të qëndresës ndaj qëndrimit të kyeministrit Edi Ramës.”– tha Tupe.

Sa i përket studentëve, publicisti mendonte se ekselentët u blenë nga Kryeministri, u manipuluan dhe nuk kishin unitet.

Ndërkohë Edmond Tupe, ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e nesërme, “do marrë pjesë në protestë  dhe do protestoj për solidaritet me studentët, Teatrin dhe popullin që po e ngre zërin”

Gjatë intervistës nuk është përjashtuar as rasti i dhunës në protestë. Sipas tij nuk do të jetë e nxitur nga opozita por nga gjendja aktuale e popullit shqiptarë. “Unë nuk jam fallxhor por njërzit janë të mbingarkuar, ka njerëz që marrin bukë me listë ata shpërthejnë më shumë. Në protestë gjithçka tolerohet sepse njerëzit nuk mund të kontrollohen.”

Sa i përket Kryeministrit Rama  nëse lexon apo jo mesazhet e qytetarëve të cilët janë të mbingarkuar nga gjendja ekonimike dhe sociale, publicisti ka zgjedhur ti përgjigjet pa shumë koment: “Diktatorët nuk kanë kohë të lexojnë, mendojnë për të ardhmen e lumtur.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco