Kryemadhi mesazh Ramës: Ti ke një problem me mua, por unë lutem që të laj mëkatet e prindërve të tu që …

Kryemadhi mesazh Ramës: Ti ke një problem me mua, por unë lutem që të laj mëkatet e prindërve të tu që …

19:06, 15/03/2019
A+ Aa A-

Nga Kamza, kryetarja e LSI i është drejtuar Edi Ramës duke thënë se ai ka problem pse ajo beson në Zot, duke i thënë se beson më shumë seç duhet të bësoj një besimtar, e këtë e bën për të larë mëkatet që prindërit e tij kanë bërë duke shkatërruar xhami e kisha, në kohën e komunizmit.

“Më thonë që Rama e ka problem të madh pse unë besoj në Zot. Unë besoj shumë më shumë se ç’duhet të besoj një besimtar. Do besoj 2-fish e 3-fish më shumë seç beson një besimtarë sepse, dua që me lutjet e mia në Zot dhe me besimin tim të shpaguaj të gjithë atë mëkat që bënë prindërit e Ramës duke shkatërruar kisha dhe xhami, në vitet e komunizmit. I bëj thirrje Ramës që me besimin tim, t’i shpëtoj shpirti atij dhe veglave të tij që grabisin pronat e kishave dhe xhamive.

Do të lutem në zot për të fituar besimin tek njerëzit, që tu kthehen pronat kishave, xhamive dhe teqeve, që Rama të mos vazhdojë të vjedhë pronat e Zotit”, tha Kryemadhi duke iu drejtuar kryeministrit të vendit.

“I bëj thirrje Ramës, kudo shkoftë, të mos ironizojë dhe të mos përmendë emrat e shenjtëve, sepse mallkimi i tyre do të bie mbi të, dhe nuk do ta shpaguaj dot as në botën tjetër. Larg gojën tënde të ndryrë nga Zoti që mbron shqiptarët nga ky mallkim që i ke hedhur ti Shqipërisë.

I bëj thirrje kujtdo politikani, e qytetare, që nesër të gjithë në shesh para Kryeministrisë, për shtëpitë dhe të ardhmen tonë. Ne do të ndërtojmë të ardhmen tonë këtu, në Shqipëri. Sot jemi një ditë para protestës, një nga më të mëdha që ka parë Shqipëria. Është mision i vështirë por jo i pamundur!”, ka përfunduar ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco