‘Po mbahet i arrestuar që të pranojë mandatin’, lirohet kandidati i PD Pandeli Tole

‘Po mbahet i arrestuar që të pranojë mandatin’, lirohet kandidati i PD Pandeli Tole

18:09, 15/03/2019
A+ Aa A-

Pandeli Tole, kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Fierit, është liruar ditën e sotme nga qelia e paraburgimit. Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë, pas kërkesës së avokatit i cili ka kërkuar lirimin nga qelia të Toles.

Pandeli Tole akuzohet për pjesëmarrje në "tubim të paligjshëm" në protestën e demokratëve fundjavën e kaluar, përkatësisht në datat 8 dhe 9 mars.

Ndërkohë nga Luan Baçi, kryetar i degës së PD-së në Fier është bërë jo vetëm një akuzë por gjithashtu dhe një denoncim ndaj policisë.

Baçi deklaron se, policia e ka arrestuar qëllimisht kandidatin për deputet që të pranojnë mandatin pasi është pjesë e listave të PD-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco