Presidenti Ilir Meta nderohet me 'Doctor Honoris Causa' në Azerbajxhan

Presidenti Ilir Meta nderohet me 'Doctor Honoris Causa' në Azerbajxhan

18:01, 15/03/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta është nderuar sot nga Akademia e Administratës Publike të Azerbajxhanit me titullin e lartë “Doctor Honoris Causa”. Në një vlerësim lidhur mbi çmimin, Meta shkruan se; “Ky titull reflekton marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Më shumë bashkëpunim nevojitet në fushën e kulturës dhe arsimit.”

Presidenti Meta po zhvillon prej disa ditësh një vizitë të suksesshme në Azerbajxhan, ku ka pasur takime të rëndësishme me krerët e vendit.

Ditën e sotme, Presidenti Meta, u prit në takim edhe nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ku i shprehu interesin e përbashkët të dy vendeve për të intensifikuar më shumë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Meta shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Presidenti Aliyev ka dhënë për projektet TAP e IAP dhe për procesin e gazifikimit të Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco