Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Gjata për qëndrimin e nderkombëtarëve; 'Janë palë me qeverine'

Gjata për qëndrimin e nderkombëtarëve; 'Janë palë me qeverine'

16:57, 15/03/2019
A+ Aa A-

Deklarata e sotme e Ambasadës Amerikane dhe tw mëparshmet nga institucionet ndërkombëtare janw komentuar edhe nga Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata në një bisedë për Syri.net.

“Nuk mund të funksionosh në demokraci në momentin kur Kushtetuta thotë që duhen 140 deputetë. A i bën dot? Po ja edhe ti bëjë, politikisht a është korrekte?

Kur ndodhi zgjedhja e Prokurores së Përkohshme, Lu dhe Vlahutin dolën në krah të Partisë Socaliste. Unë e thashë që bënë gabim që u bënë palë. Ka një përplasje politike të pastër, opozita ka djegur manbdetet. Populli ka dalë përballë, dhe ti këtu nuk mund të bëhesh palë.

Nuk është hera e parë këto 30 vite, që faktori ndërkombëtar bëhët palë. Kjo krijon precedent, duke u bërë palë. Ne e kemi përqafuar gjithmonë faktorin ndërkombëtar. Por tani po ndodh një fenomen. Po ndodh zhgënjimi me faktorin ndërkombëtar.

Të votosh dy herë si Rama kundër Amerikës  si në rastin e Jeruzxalemit, Rama e ka fyer hapur Amerikën. A janë dy linja këtu, unë nuk e di. Shefi i protestës del në protestë, ndërhyn ambasada amerikane. Merrni refomën në drejtësi që u votua me 140 vota, sa janare kanë kaluar me këtë punën e peshqve të mëdhenj.”, tha Gjata.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco