Gjata në SYRI.net: 'Nëse Rama do dialog, takimi nesër me popullin te zyra e tij'

Gjata në SYRI.net: 'Nëse Rama do dialog, takimi nesër me popullin te zyra e tij'

16:40, 15/03/2019
A+ Aa A-

I ftuar në syri.net në bisedë me gazetarin Alen Xhelili, Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, i ka bërë të ditur kryeministrit Rama se nëse do të dialogojë me opozitën, takimin e ka nesër përballë zyrës së tij në orën 11.00.

'Nesër në orën 11.00 mos të ikë kund, të dalë të flasë me popullin e opozitës përballë zyrës së tij, ky është takimi dhe dialogu', u shpreh Gjata.

Kryeministri pretendon që nuk ka opozitë dhe e krijon ai opozitën. Po kështu thotë që s’ka krizë institucionale. Por në këtë vend nuk funksionion parlamenti, Si nuk ka krizë institucionale. Nuk funksionon Gjykata e Lartë, apo Gjykata Kushtetuese. Ku është KPGJ? A është fakt që po lirohen vrasësit. Një vend që nuk ka Gjykatë Kushtetuese nuk ka as Gjykatë të Lartë. Çdo ditë që është krijuar KLP, Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme shkel ligjin sepse nuk ka asnjë të drejtë firme”

I pyetur nëse parlamenti mund të quhet funksional në kushtet aktuale, Gjata hoqi një paralelizëm me Kuvendin Popullor në periudhën e Enver Hoxhës.

'280 deputetë ka pas Emver Hoxha, Po çfarë rëndësie kishte numri në atë parlament. Këta që u futën as nuk e dinin që duhet të votonin kundër. Ata e kuptonë që aty janë të përkohshëm, dhe thonë hajd të marrin ndonjë lek, të shesim vendimet.'

Gjata i është përgjigjur edhe pyetjes nëse Opozita do ti drejtohej Gjykatës Kushtetuese për interpretim në rastin e deputetëve zëvendësues.

'Populli ka votuar emrin e partisë, jo personi. Ajo është një listë e mbyllur. Tani në momentin që nuk janë në në parti, a mundet ata të flasin më në emer të Partisë.

Në masën më të madhe i jap të drejtë LSI-së në rastin konkret. Ata nuk janë më prjesë e Partisë. Me këtë ndërhyrje administrative KQZ po prish kollonën e sistemit. Ka të drejtë LSI në intepretimin kushtetues.  Kjo është më shumë politike, Nuk zgjidhet me teknikalitete. Jemi në kushtet ku nuk ka institucione. Jemi në momentin kur kryeministi është kthyer në Zot të Zotëve', tha Gjata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco