VIDEO/ Basha pas takimit me ministrin çek: Protesta e nesërme, historike

VIDEO/ Basha pas takimit me ministrin çek: Protesta e nesërme, historike

16:05, 15/03/2019
A+ Aa A-

Pas takimit me Ministrin e Jashtëm çek, kreu i opozitës Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga krerët e partive aleate është shprehur se Çekia e mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Kreu i PD-së tha se protesta e nesërme do të jetë historike.

‘Në betejën për vlerat Europiane, zgjedhje të lira dhe një qeveri të çliruar nga oligarkia, ne kemi gjetur jo vetëm një bashkëbisedues të vëmendshëm, por edhe një mbështetës të fuqishëm të rrugës së Shqipërisë drejt BE-së.

Përpjekja jo për të çliruar votën e lirë, për të bërë një pak kombëtar të majtë e të djathtë, për të çliruar votën, qeverinë nga kapja e krimit, ky pak kombëtar ka nisur rrugën e tij.

Asnjëherë nuk komentoj deklaratat e ambasadave, por meqenëse më pyesni një sugjerim e kam.

Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por i kërkoj të jenë palë për vlerat me të cilat vendet e tyre qëndrojnë, vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shitblerjes së votës. Probleme të cilat i shprehu qartë edhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit para ditësh.

Protesta e nesërme do të jetë një tjetër rast për shqiptarët për t’u bashkuar dhe për të ngritur zërin.

Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar që e vetmja mënyrë për të garantuar ndarjen e së keqes, është protesta.

Këtë e tregoi protesta e Teatrit, këtë e tregoi protesta e banorëve të Unazës, këtë e tregoi protesta e Studentëve, këtë e tregoi protesta e 16 Shkurtit dhe protestat e tjera që pasuan, këtë do e tregojë ehe protesta e së nesërmes, për të cilën kam bindjen dhe informacionin se do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha, një nga bashkimet më të mëdha të qytetarëve, për të ndalur të keqen dhe për të hapur derën e mbyllur të Europës.

Bashkë do ta hapi, dhe duke hapur këtë derë, përmes vlerave europiane do të rikthejmë mundësitë dhe shanset për liri, për mirëqenie dhe për zhvillim për çdo shqiptar’, tha ndër të tjera kreu i PD-së Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco