Bujqësia në ditën me të keqe!-Nga Jorida Tabaku

Bujqësia në ditën me të keqe!-Nga Jorida Tabaku

15:44, 15/03/2019
A+ Aa A-

Nga Jorida Tabaku

Dje me VKM qeveria uli fondet për mbështetjen ndaj Bujqësisë në nivelin më të ulët të 30 viteve të fundit. Askush nuk dha llogari se përse ky vendim uli në 3.5 milionë Euro shumën që buxheti i shtetit do të ketë tanimë.

Kjo ulje vazhdon të dëmtojë bujqësinë dhe është anormale.

Përveç abuzimeve me shpërndarjen e subvencioneve, përveç faktit që asgjë nuk shkon sot te fermerët individualë.

Sot, 50 % përqind të popullsisë që jeton me bujqësinë dhe që mbajnë 20 % të PBB i hiqet çdo mbështetje me fonde publike.

Ky ndryshim i shpejtë dhe i pajustifikuar vjen nën panikun e mbajtjes së PPP-ve, mungesa e të ardhurave në buxhet ku vetëm në Janar të ardhurat janë 3.5 për qind më pak se plani detyrojnë qeverinë të ulë mbështetjen për fermerin.

Partia Demokratike ka një plan për Bujqësinë ku 150 milionë euro do shkojnë në mbështetje direkte për fermerin, mbështetje për prodhimin, për punësimin e investime në infrastrukturë.

Nuk mundet Shqipëria e bekuara e Zotit, me njerëz të ndershëm e punëtorë të marrë produktet bujqësore nga vendet fqinje!

Me 16 Mars fermerët do protestojnë që produktet e tyre të mos hidhen më rrugëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco