Zyrtari gjerman: Mandatet nuk mund të zëvendësohen

Zyrtari gjerman: Mandatet nuk mund të zëvendësohen

15:17, 15/03/2019

Martin Henze, përfaqësues i partisë CDU në Gjermani në një deklaratë të dhënë për mediat është shprehur se korrupsioni i lartë në vendin tonë është penges serioze për investimet e huaja.

Duke qenë se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon zyrtari gjerman tha se kjo sjell pasoja edhe në moszgjidhjen e krizës politike, që është shkaktuar me djegien e mandateve të opozitës.

‘’Çdo parti vendos vetë se çfarë bën me mandatet e saj, në Europë ka mendime kontradiktore, këtu vijnë informacione të filtruara.

Opozitës në Kuvend i është mohuar e drejta parlamentare, pasi nuk ka asnjë mundësi për të apeluar vendimet e marra nga shumica.

Dorëheqja nga mandatet, vendimi demokratik i tyre, protestat janë legjitime, nuk cënohet e drejta e qytetarëve të tjerë. Edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme. Protestat ndodhin në të gjithë botën, mund të jenë edhe më emocionale sesa duhet”, është shprehur Henze.

Zyrtari gjerman komentoi dhe prurjet e reja në Kuvend, ku tha se duhej një interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco